Flash

Reagimi për ambasadat/ Gazment Bardhi: Nuk ka akt më brutal se të burgosësh fjalën e lirë!

Lapsi.al 1 October 2024
Reagimi për ambasadat/ Gazment Bardhi: Nuk ka akt më brutal se të

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato dhe ambasadës së SHBA, lidhur me protestën në Kuvend. Bardhi thotë në reagimin e tij se mazhoranca po vepron si gjykatë duke burgosur opozitën si dhe kërcënon deputetët që denoncojnë lidhjet e qeverisë me krimin.

Reagimi

Nuk ka akt më antidemokratik sesa tentativa për të zhbërë opozitën. Nuk ka akt më brutal dhe të dhunshëm sesa të burgosesh për fjalën e lirë. Nuk ka autoritarizëm më të madh sesa të injorosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të refuzosh të dorëzosh para drejtësisë një deputet të mazhorancës. Nuk ka veprim më të dhunshëm sesa të marrësh hapur autorësinë e vendimeve politike të gjykatave që burgosin opozitën dhe të kërcënosh me fjalor rruge këdo që guxon të denoncojë lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo qytetar i ndershëm në këtë vend, është thellësisht i shqetësuar për shkatërrimin e balancës mes pushtetetëve, asgjesimit të parimeve demokratike, shantazhit dhe dhunës ndaj opozitës e qytetarëve, rikthimit të metodave të Sigurimit të Shtetit për përndjekjen kundër opozitës dhe qytetarëve, apo ngritjes në majat e pushtetit të krimit të organizuar.

Dialogu është mjet i duhur në vende demokratike, ku mosmarrëveshjet zgjidhen në rrugë institucionale. Por një vend, ku shumica në Parlament injoron vendimet e Gjykatës Kushtetuese kur ato janë në favor të opozitës, nuk është as demokratik dhe as krijon mundësinë për ndjekjen e rrugëve institucionale. Nga protesta apo aktet simbolike nuk i rrezikohet jeta askujt, përveçse rrezikohet pushteti personal i Edi Ramës! Nga përballja me krimin e organizuar dhe qeverisjen e kriminalizuar të lidhur me të, që është mision i çdo deputeti që mbron interesin publik, i rrezikohet jeta e prona kujtdo, çdo sekond, çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë.

Për këtë arsye, reagimi, rezistenca dhe mosnënshtrimi është e vetmja formë që i mbetet opozitës për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor. Me keqardhje rikonfirmoj se e kemi të pamundur t’i nënshtrohemi dhunës së Edi Ramës, të lejojmë asgjesimin e çdo grimce lirie në këtë vend apo të pranojmë në heshtje instalimin e shtetit të tij personal.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI