Flash

Manchester United zgjedh trajneri e ri pas ten Hag: Southgate menjëherë ose Inzaghi në janar

Lapsi.al 1 October 2024
Manchester United zgjedh trajneri e ri pas ten Hag: Southgate

Erik ten Hag pritet të qëndrojë në stol për ndeshjet e Manchester United kundër Porto dhe Aston Villa këtë javë, pavarësisht presionit në rritje ndaj trajnerit. Ideja për të bërë një ndryshim të menjëhershëm pas humbjes ndaj Tottenham nuk i pëlqen drejtuesve të Djajve të Kuq dhe madje hipoteza Allegri nuk ka arritur miratimin e një pjese të "urës së komandës" së United. Dy hipoteza mbeten të gjalla. Ose ish-trajneri i Anglisë Gareth Southgate menjëherë, ose provizor deri në qershor dhe më pas të fokusohen te Simone Inzaghi.

MEDITIMET E RATCLIFFE

Po, sepse sipas shtypit anglez e ardhmja e trajnerit të zikaltërve mund të jetë në pankinën e Manchester United. Ai është trajneri i preferuar për të pasuar trajnerin aktual holandez Erik ten Hag. Pas një sezoni me ulje-ngritje, i cili përfundoi me triumfin e papritur të FA Cup, që shmangu shkarkimin e tij, e ardhmja e Ten Hag duket edhe një herë më e pasigurt se kurrë. Pas ndeshjes së humbur në Old Trafford kundër Tottenham, ai u kritikua nga ish-legjendat e Djajve të Kuq, tani ekspertë televizivë si Paul Scholes dhe Rio Ferdinand, si dhe nga tifozët e tij. Për momentin nuk priten ndryshime në rrugë e sipër, por pronësia e re e Sir Jim Ratcliffe ka bërë të ditur se do të bëjë një vlerësim të parë të ecurisë së sezonit gjatë pauzës së ardhshme për garat ndërkombëtare.

Lexo më tej: Video/ United turpërohet në Old Trafford: 3-0 e Tottenham, përjashtohet Fernando, rrezikon Ten Hag

E, në rast të shkarkimit të ten Hag, sipas Daily Star, Inzaghi - në pankinën e zikaltërve nga viti 2021 - është në krye të listës së kandidatëve për të drejtuar Djajtë e Kuq. Megjithatë, nuk ka gjasa që trajneri italian të vendosë të largohet nga Inter në mes të sezonit, por është më e lehtë që marrëveshja – nëse oferta arrin – të realizohet gjatë verës së ardhshme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI