Flash

Flamur Noka: Fatmir Xhafaj u betua tek varri i nënës që do ta burgos Salianjin!

Lapsi.al 1 October 2024
Flamur Noka: Fatmir Xhafaj u betua tek varri i nënës që do ta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka thënë se arrestimi dhe burgosja e Ervin Salianjit ishte hakmarre politike për faktin se ai denoncoi vëllain e Fatmir Xhafajt traifkant droge që më pas u detyrua të bëjë burg në Itali. Sipas Nokës, Fatmir Xhafaj ishte betuar në varrin e nënës së tij që një ditë do të burgoste Salianjin që i çoi vëllain në burg.

"Ka dhe një gjë të tmerrshme, e dini pse se ai (Xhafaj) e ka mbushur dynjanë që jam betuar tek varri i nënës që do ta burgos. Nuk duhet të sulmohet ai që të shërben, por ai që denoncon" u shpreh Noka për Top Channel..

Më herët edhe Salianji ka mbështetur të njëjtin version sipas të cilit Fatmir Xhafaj kishte thënë se do ta çonte në burg si kompensim për burgun që bëri vëllai i tij Agron Xhafaj.

Gjykata e dënoi Ervin Salianjin me 1 vit burg për denoncimin që bëri bashkë me Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi. Sipas vendimit Salianji bëri një kallëzim publik, duke denoncuar vëllezërit Xhafaj nga selia e Partisë Demokratike.

Të këshilluara

Izraeli nis pushtin tokësor ndaj Libanit

Trupat izraelite kanë hyrë në Liban. Këtë e ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit, duke specifikuar se “operacionet e kufizuara tokësore të fokusuara...

22:23

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI