Flash

Champions League: Arsenal përplaset me PSG, Inter e Milan në kërkim të fitores së parë

Lapsi.al 1 October 2024
Champions League: Arsenal përplaset me PSG, Inter e Milan në

Champions League kthehet me ndeshjet e dyta të grupeve me renditje unike dhe përplasja e madhe është e ezervuar në Emirates, ku Arsenal do të presë PSG. Në fakt janë 9 sfida të etheshme, sepse edhe Manchester City kërkon fitoren e parë në Europë, ashtu si Inter, Milan e Barcelona.

Të fitojnë ndeshjen e parë për të shmangur humbjen e mëtejshme të terrenit në garën për fazën e 1/8-ave të Champions League. Ky është qëllimi i Inter dhe Milan, të cilët sot në orën 21:00 do të zbresin në fushë në ditën e dytë të fazës së grupeve, përkatësisht kundër Crvena Zvezda në "San Siro" dhe në fushën e Bayer Leverkusen. Skuadra zikaltër vjen nga një barazim i shkëlqyer në Manchester kundër City në ndeshjen e parë dhe synon fitoren për të konfirmuar statusin si protagoniste në Europë. Nga ana tjetër, kuqezinjtë duhet të shlyejnë dështimin në shtëpi ndaj Liverpool në ndeshjen e parë dhe të vazhdojnë me fitoret në kampionat, pas derbit dhe ndeshjes kundër Lecce.

INTER, DETYRË MË E LEHTË

Në letër, detyra më e lehtë duket se do të jetë për Inter, që të shtunën në udhëtimin e saj në Udine gjeti fitoren në kampionat pas humbjes në derbi, edhe pse shumë gola të pësuar në këtë fillim sezoni mbeten një mangësi për t'u korrigjuar. Kundër Crvena Zvezda, që në debutimin e saj humbi 2-1 në Beograd kundër Benficës, Inzaghi po revolucionarizon ekipin: shtatë ndryshime janë njoftuar krahasuar me sfidën në "Bluenergy Stadium". Përveç Zielinski dhe Dumfries, të konfirmuar si titullarë nga vetë Inzaghi në konferencën për shtyp, pritet të fillojnë nga minuta e parë edhe Pavard, De Vrij, Carlos Augusto, Arnautovic dhe Taremi, me Lautaro dhe Thuram fillimisht në stol. Në mesfushë janë konfirmuar Calhanoglu dhe Mkhitaryan.

Lexo më tej: Video/ Gjimshti ndal Arsenal, Retegui humb penalltinë: Atletico përmbys Leipzig, Monaco thyen Barçën

MILAN PËRBALLË NËNKAMPIONËVE TË EUROPA LEAGUE

Shumë më e komplikuar duket transferta në Gjermani për Milan, që nuk mund të lejojë një tjetër humbje pas asaj të debutimit kundër Liverpool. Bayer Leverkusen i Xabi Alonsos, që deri tani ka mbledhur dhjetë pikë në pesë ndeshje në Bundesliga, është një kundërshtar i fortë. Por në të njëjtën kohë është një rival ideal për të matur rritjen e skuadrës së portugezit Fonseca, që ka ndryshuar taktikisht dhe mendërisht pas fitores në derbi. Tekniku u ka kërkuar të tijve një ndeshje mbrojtëse perfekte për të mposhtur Leverkusen. Në sulm, Morata nuk është në formën më të mirë dhe do të fillojë nga stoli. Loftus-Cheek konfirmohet titullar nga minuta e parë.

League Stage Champions League

18:45 RB Salzburg vs Brest

18:45 VfB Stuttgart vs Sparta Prague

21:00 Arsenal vs Paris Saint-Germain

21:00 Barcelona vs Young Boys

21:00 Bayer Leverkusen - AC Milan

21:00 Borussia Dortmund vs Celtic

21:00 Inter vs FK Crvena Zvezda

21:00 PSV Eindhoven vs Sporting CP

21:00 Slovan Bratislava vs Manchester City

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI