Flash

Tifozi i Qazim Laçit habit stadiumin e Pragës: bën goditjen e jetës nga mesi i fushës e fiton 40 mijë euro

Lapsi.al 30 September 2024
Tifozi i Qazim Laçit habit stadiumin e Pragës: bën goditjen e
Të shkosh në stadium për të parë ndeshjen e skuadrës tënde të preferuar, të kthehesh në shtëpi me një humbje të keqe në shpinë, por me humor shumë të lartë: diçka që nuk është normale për një tifoz, por më se e justifikuar nëse quhesh Pavel, je tifoz i Sparta Pragës dhe sapo ke fituar një shumë të madhe falë goditjes së jetës nga mesfusha, gjatë pushimit të ndeshjes. Tifozi duhej të shënonte në një hapësirë të vogël vendosur në vijën e njërës prej dy portave dhe ai arriti me një saktësi të denjë për një futbollist me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme të këmbës. Kështu Pavel mori në shtëpi një çek prej një milion koronash çeke, rreth 40 mijë euro me kursin e këmbimit. Të premten mbrëma, Sparta e Pragës priti Sigma Olomouc dhe ishte në avantazh 1-0 kur gjyqtari i çoi të dy skuadrat në dhomat e zhveshjes në fund të pjesës së parë. Në atë moment, gjatë pushimit, u zhvillua sfida klasike e klubit çek: një spektator kishte mundësinë të fitonte një milion korona duke arritur të drejtonte topin nga rrethi i mesit të fushës në një miniportë të vendosur në qendër të portës së madhe.

TIFOZI I SPARTA PRAGËS SHËNOI NGA MESI I FUSHËS

Pavel u pozicionua disa hapa pas topit dhe më pas lëshoi një gjuajtje që dukej sikur do të largohej shumë nga objektivi, me topin tërësisht të zhvendosur në të djathtë. Por tifozi e dinte mirë çfarë po bënte: ai kishte llogaritur që gjuajtja drejtë për drejtë kishte një vështirësi edhe më të madhe dhe kështu e goditi topin me anën e brendshme të këmbës, duke i dhënë një efekt të theksuar, njësoj si në një gjuajtje të sferës në boëling. Ndryshimi nga boëling është se atje distanca nga birrilat është pak më shumë se 18 metra, ndërsa këtu po flasim për mbi 50 metra. Epo, pasi u largua nga objektivi, topi ngadalë u kthye drejt qendrës së portës dhe përfundoi në miniportë, nën brohoritjen e publikut të Stadion Letná. Pavel fitoi kështu një shumë të mirë, rreth 40 mijë euro. Aftësia e tij për të goditur topin bëri që shumëkush në rrjetet sociale të dyshonte se ai kishte një të kaluar si futbollist. Gjithsesi, ai ishte i vetmi tifoz i Sparta Pragës që u kthye në shtëpi i lumtur, pasi pjesa tjetër e publikut duhej të përballonte një humbje të dhimbshme në shtëpi: Sigma Olomouc fitoi 3-2, duke përmbysur disavantazhin fillestar. Si pasojë, Sparta tani është e dyta në kampionat, tre pikë prapa Slavia, e cila ndërkohë fitoi 4-0 jashtë fushe kundër Bohemians.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI