Flash

Izraeli nis pushtin tokësor ndaj Libanit

Lapsi.al 30 September 2024
Izraeli nis pushtin tokësor ndaj Libanit

Trupat izraelite kanë hyrë në Liban. Këtë e ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit, duke specifikuar se “operacionet e kufizuara tokësore të fokusuara kundër infrastrukturës së Hezbollahut pranë kufirit janë aktualisht duke u zhvilluar”.

Autoritetet libaneze kanë njoftuar se ushtria ka ripozicionuar trupat në jug të vendit për t'u përballur me ofensivën tokësore.

Sipas televizionit izraelit Kan tanket izraelite kanë hyrë tashmë në Liban. Ka pasur njëkohësisht edhe sulme ajrore dhe sulme masive artilerie kundër pozicioneve të Hezbollahut në fshatin kufitar Wazzani, afër Ghajar.

“Nuk është e qartë se në cilin front janë përqendruar operacionet”, - raportoi Kan. Ndërsa sipas medias izraelite “Haaretz, forcat e IDF-së po qëllojnë me tanke dhe artileri në disa zona të Libanit jugor.

Për momentin as ushtria izraelite, as ndonjë institucion vendas, nuk ka konfirmuar nisjen e një pushtim tokësor në Libanin jugor. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite u kërkoi në gjuhën arabe banorëve të largoheshin nga shtëpitë e tyre në zonën e kontrolluara nga Hezbollahu në Bejrutin jugor.

Izraeli ka informuar Shtetet e Bashkuara për "një numër operacionesh", duke përfshirë operacionet tokësore në Liban. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller e konfimroi këtë në një konferencë për mediat.

"Ata na njoftuan. Në këto momente janë duke u kryer operacione të kufizuara të fokusuara në infrastrukturën e Hezbollahut pranë kufirit, por ne jemi në dialog të vazhdueshëm me ta për këtë" - tha zyrtari amerikan. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama: Ne mbjellim, ata shkulin e djegin!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e shkaktuar në Kuvend në seancën e sotme plenare, ku deputetët e PD i vunë flakën karrigeve, pasi i nxorën n...

20:14

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI