Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Salianji në burg për denoncim publik

Lapsi.al 29 September 2024
Salianji në burg për denoncim publik

Shpifja dhe fyerja bëhen publikisht!

Kallëzimi i rremë bëhet me shkrim në Prokurori apo Polici!

Kjo sepse kallëzimi i një krimi ka qëllim zbulimin e krimit dhe të autorëve!

Në rastin e Deputetit Salianji kemi të bëjmë me denoncim publik ashtu sikundër emisionet investigative bëjnë çdo natë!

Policia dhe Prokuroria kur çmojnë se në atë denoncim publik ka indicje apo të dhëna që lidhen me një aktivitet të paligjshëm fillojnë dhe hetojnë aferën dhe personat e denoncuar publikisht! Por në asnjë rast nuk mund të procedojnë denoncuesin publik! Për asnjë lloj vepre!

Nëse në denoncimin publik ka elementë të shpifjes apo të fyerjes së bërë publikisht tagrin e kallëzimit ndaj shpifësit apo fyesit e ka subjekti i denoncuar kundër denoncuesit publik!

Procedurialisht pa një veprim aktiv kallëzimi me shkrim nga kallëzuesi tek Prokuroria apo policia nuk mund të ekzistojë subjekti i veprës penale të kallëzimit të rremë e për pasojë as vepra penale!

Le pastaj të flassh për bashkëpunim në një lloj të tillë vepre!

Vepra penale e kallëzimit të rremë hyn në kategorinë e krimeve kundër Drejtësisë! Ligjvënësi e ka konceptuar dhe vendosur këtë dispozitë për të penguar abuzimin me organet e Drejtësisë dhe vënien e tyre në lëvizje për të hetuar rrethana dhe persona të paqenë!

Rasti i Deputetit Salianji nuk ka lidhje me asgjë çka ligji kërkon!

Po sot ai po shkon në burg jo për shkak të ligjit por të politikës së këtij regjimi që nuk njeh garën me kundërshtarin por goditjen nëpërmjet Drejtësisë Politike!

E dhimbshme dhe e turpshme për Shqipërinë e 2024-trës ku Deputeti rrëmbehet “juridikisht” për t'u linçuar politikisht me vendime gjykatash e prokurorish patronazhiste dhe të gatshme për të goditur cilindo që pengon shtetin e kriminalizuar drejt mandatit të ardhshëm!

Bashkë me Deputetin Salianji po burgoset edhe Fjala e Lire! Në një institucion riedukimi ku mësohet se si duhet mbyllur goja dhe se si Fjala të mos jete e Lirë dhe të mos qarkullojë pa doganë!

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI