Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

E sollën belgët/ "Dosja Nr.26 e Toyota Yaris” fut në telashe prokurorë të SPAK dhe gjyqtarë

Lapsi.al 29 September 2024
E sollën belgët/ "Dosja Nr.26 e Toyota Yaris” fut në

Disa prokurorë dhe gjyqtarë, që janë pjesë e organikës së SPAK dhe gjykatës së Posaçme, mësohet të jenë marë në pyetje lidhur me një hetim që mban Nr.26, në të cilin është arrestuar Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Ndërsa për këtë çështje 3 të tjerët biznesmeni Astrit Vladi, ish-oficerja e Krimeve të Rënda, Erjona Dautaj dhe avokati Radovan Çela, janë shpallur në kërkim.

Veprimet proceduriale në marjen në pyetje të njerëzve të Drejtësisë, duke përfshirë dhe individë në prokurorinë dhe gjykatën e Tiranës, por edhe atë të Vlorës, janë duke u kryer nga prokurori i SPAK, Klodian Braho.

Gjatë kësaj kohe SPAK ka kryer verifikime brenda vetes, për shkak të një serie të gjatë bisedash, të zhvilluara në “Sky” nga persona të tretë, të cilët pohojnë se kanë paguar euro tek prokurorë dhe gjyqtarë, në këmbim të zgjidhjes së problemit me Drejtësinë.

Krahasimi i dëshmive me bisedat e zbardhura në “Sky” dhe me prova të tjera shtesë, do të sillte prokurorin Braho të dilte në një konkluzjon përfundimtar mbi kolegët dhe ish-kolegët e tij.

Ndërsa gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka mësuar se ky hetim tashmë po monitorohet dhe nga shërbimet e inteligjencës, pasi dosja ka marë spunto pikërisht nga kodet “Sky” të mbëritura në Shqipëri nga autoritet e drejtësisë belge.

Prokurorët belgë, zbuluan se dështimi i hetimit të dosjes “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milion euro, ka erdhur si pasojë e vendimarjes së gabuar dhe korrupsionit tek zyrtarët e lartë të prokurorisë dhe gjykatës në Shqipëri.

Për këtë çështje në 19 Tetor 2021 Elvis Vladi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burgim për akuzën e “Mosdeklarim të ardhurash në kufi”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 1 vit burg, ndërkohë në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Ceka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.

Kurse akuzat për Alfred Vladi, Alban Mollaymeri, Eduart Cani dhe djali i tij, Klevi Cani, u pushuan nga gjyqtarja e Tiranës, Migena Laska. /Marrë nga Ora News

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI