Flash

Nedim Bajrami e goli rekord: UEFA jep statistikat për çdo ndeshje të kuqezinjtë në Euro 2024

Lapsi.al 27 September 2024
Nedim Bajrami e goli rekord: UEFA jep statistikat për çdo ndeshje

Në raportin teknik të UEFA-s për Kampionatin Europian “Gjermani 2024” ka detaje interesante për të gjitha ekipet pjesëmarrëse. Mesatarja e mbajtjes së topit në të tre ndeshjet e grupit për Kombëtaren shqiptare është 35 %. Vlen të theksohet se mesatarja më e lartë e mbajtjes së topit për kuqezinjtë është në ndeshjen ndaj Spanjës 42%, ndërsa më e ulëta ndaj Italisë 32%.

Për pasimet e tentuara mesatarja është 363 për ndeshje. Sërish vlera më e lartë është arritur në duelin ndaj Spanjës me 407 pasime, ndërsa më e ulëta në duelin ndaj Kroacisë 311. Mesatarja e saktësisë së pasimeve është 83%. Vlen të theksohet edhe një tjetër detaj shumë interesant ku Shqipëria renditet në vendin e katërt nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Europian për pasimet e gjata të sakta, ku janë tentuar 44 të tilla.

MINUTAT E GOLAT

Mesatarja e kilometrave të përshkruar nga ekipi është 115.8 km gjatë 3 ndeshjeve të Europianit. Në sfidën ndaj Spanjës është arritur vlera më e lartë me 117.2 km, ndërsa më e ulëta në takimin ndaj Italisë 115.1 km.

Vetëm pesë lojtarë i kanë luajtur të gjitha minutat në Europian dhe ata janë: Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Kristjan Asllani.

Lexo më tej: Detajet që bënë diferencën në Euro 2024: Doriva përfaqëson Shqipërinë në Konferencën e UEFA-s

Klaus Gjasula, Nedim Bajrami dhe Qazim Laçi kanë gjetur rrugën e rrjetës, ndërsa Jasir Asani ka dhënë një asist. Mosha mesatare e Kombëtares në Europian ka qenë 26.7 . Futbollistët kuqezi janë ndëshkuar me 7 kartona të verdhë dhe asnjë të kuq.

NUMRI MË I LARTË I PASIMEVE

Kristjan Asllani është lojtari kuqezi me numrin më të lartë të pasimeve kyçe, 8. Gjithashtu, Asllani ka tentuar numri më të lartë të pasimeve, 175 dhe ka një saktësi prej 86%, ndërsa lojtari me saktësinë më të madhe të pasimeve është Berat Gjimshiti 89% dhe pas tij Mario Mitaj me 88%.

Mario Mitaj dhe Ylber Ramadani kanë rikuperuar nga 15 topa. Gjithashtu mbrojtësi, Mitaj ka 4 duele të fituara dhe 7 ndërprerje të aksioneve kundërshtare.

GOLAT NË SHTESË

Gjatë kampionatit Europian “Gjermani 2024” janë shënuar 12 gola në kohën shtesë, ku mes tyre është edhe goli i Klaus Gjasulës ndaj Kroacisë në minutën e 90+5.

Gjithashtu, goli më i shpejtë në historinë e kampionateve Europiane u shënua në “Gjermani 2024” nga lojtari kuqezi, Nedim Bajrami, në ndeshjen ndaj Italisë për vetëm 23 sekonda.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI