Flash

Offset akuzon Cardi B për tradhti

Lapsi.al 26 September 2024
Offset akuzon Cardi B për tradhti

Offset ka akuzuar ish-bashkëshorten, Cardi B, se ajo e ka tradhtuar gjatë kohës kur ishte shtatzënë.

Gjatë një live në Instagram, reperi i “Clout”, u shpreh: "Ti kryeve marrëdhënie me dikë tjetër gjatë kohës që ishte shtatzanë, trego të vërtetën”. Cardi me sa duket konfirmoi akuzën në llogarinë e saj X, duke postuar, "E bëra!"

Është e paqartë se kur ndodhi , por krijuesi i hitit "Money" bëri kërkesë për divorc nga ish-reperi Migos në korrik. Gjatë Live të saj në Instagram të mërkurën, reperja "I Like It" tregoi se Offset e kërcënoi që do t’i merrte mbrapsht dhuratat që i ka dhënë, sepse ajo “po vazhdon përpara” pas ndarjes së tyre.

Ajo, pas shumë ofendimeve, u shpreh se ai nuk mund ta blejë, duke shtuar: “Ti do të marrësh gjërat e mia, sepse unë po eci përpara? Ec edhe ti? Pse s’ecën dot para?”.

Pasi kishte paraqitur më parë për divorc në vitin 2020, Cardi B bëri kërkesë për t'i dhënë fund martesës së saj me Offset  për herë të dytë më 31 korrik.

Ndërsa kishte spekulime se artisti e kishte tradhtuar sërish, një burim i tha Page Six në atë kohë se pabesia nuk ndikoi në vendimin e saj për t'u larguar.

Cardi dhe Offset kanë tre fëmijë: vajzën Kulture, 6 vjeç, djalin Wave, 3 vjeç dhe një vajzë të porsalindur, emri i së cilës ende nuk është zbuluar. Këngëtarja lindi fëmijën e saj të tretë - dhe të gjashtin e Offset - më 7 shtator.

 

Të këshilluara

Camila Cabello "tallet" me Sabrina Carpenter?

Camila Cabello u duk se "u tall" me Sabrina Carpenter gjatë performancës së fundit të "Señorita" duke kapërcyer titullin e këngës së fundit të kësaj të fundit. ...

15:18

Modelja flet për romancën me Madonna-n

Modelja Jenny Shimizu foli së fundmi për marrëdhënien e saj me Madonna në vitet 1990 në dokumentarin e Hulu "In Vogue: Vitet 90". "Dua të them, ju nuk do t'i...

20:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI