Flash

Krahasimi i shifrave/ SPAK me frena para "peshqve të mëdhenj"

Lapsi.al 25 September 2024
Krahasimi i shifrave/ SPAK me frena para "peshqve të

"Peshqit e mëdhenj" arrijnë t'i shpëtojnë rrjetës së SPAK-ut dhe të Gjykatës së Posaçme. Këtë e tregon një raport për rezultatet e punës së organeve të drejtësisë së re, që përfshin punën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të Gjykatës Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Raporti, që rendit dhe krahason statistikat e punës së SPAK dhe GJKKO arrin në përfundimin se zyrtarët e nivelit të lartë që u morën të pandehur janë më pak se 5% e të hetuarve për korrupsion gjatë vitit që shkoi. Dokumenti është hartuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

Nga gjithsej 586 të pandehur që u dërguan për gjykim në raste korrupsioni, thotë raporti, vetëm 32 ishin zyrtarë të lartë, që përbën 5.46% të totalit.

“Ky numër nënvizon vështirësitë e vazhdueshme në sjelljen e zyrtarëve me pushtet para drejtësisë. Edhe tek dënimet ka sfida të rëndësishme. Nga gjithsej 479 dënime për korrupsion, vetëm 20 prej tyre përfshinin zyrtarë të lartë, që përbën 4.17% të totalit. Kjo sugjeron se ndonëse ka një përpjekje për të sjellë para drejtësisë individët në pozita të larta, numri i dënimeve të dhëna ndaj tyre mbetet dukshëm i ulët, duke lënë kështu të kuptohet se sfidat në adresimin e korrupsionit në nivelet e larta mbeten ende të mëdha” thuhet në raport.

Mes të dënuarve nga 2020 deri në 2023 janë 3 ish gjyqtarë, 1 ish prokuror, 1 ish anëtar i KPA-së, 3 ish kryetarë bashkie, 1 kryetar bashkie, 1 ish nënkryetar bashkie, 1 ish zv.ministër i brendshëm, 1 ish sekretar i përgjithshëm ministrie, dhe 2 ish deputetë.

Nga 1 mijë të pandehur thotë raporti, janë hetuar 43 zyrtarë të lartë për korrupsion.

Prej tyre janë dërguar për gjykim 32, si të dyshuar për korrupsion dhe u dënuan për këtë lloj krimi 20 zyrtarë të lartë.

Numri i vogël i zyrtarëve të lartë të dënuar, pa i hyrë cilësisë së hetimit, është tregues se ata që u quajtën "peshqit e mëdhënj" janë ende të paprekshëm nga drejtësia e re. Ndëshkimi i zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion dhe abuzim me fondet publike ishte motivi kryesor që iu hodh publikut duke arsyetuar nevojën e një reforme në drejtësi. Supozohej që largimi nga detyra i qindra ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve, do të ripërtërinte sistemin duke sjellë në detyrë prokurorë dhe gjyqtarë që do të frenonin korrupsionin në nivelet më të larta.

Që kjo nuk ka ndodhur, nuk e tregojnë vetëm shifrat, por edhe një sërë dosjesh hetimore që tregojnë se SPAK ka një vijë të kuqe të cilën nuk arrin ta kalojë, madje në disa raste hetimet zmbrapsen sapo del një personazh politik. Rastet më flagrante së fundmi janë ato për hetimet e kompanisë "5D", ku janë arrestuar të gjithë drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe bashkëpuntorët më të ngushtë të kryetarit, Erjon Veliaj, ndërsa ky i fundit vetëm është marrë në pyetje nga ata që i quajti "kolegë" të tij. Hetime të tjera për të cilat prokurorët janë kufizuar në ndëshkimin e të gjithë zyrtarëve të lartë të përfshirë janë ato të inceneratorëve, të sterilizimit, të përgjimeve të SKY ECC etj.

Në diferëncë nga çfarë ndodh në anën e pushtetit, duhet thënë se SPAK nuk është zmbrapsur para hetimeve që prekin opozitën, ku janë marrë nën hetim politikanët që kanë mbajtur detyrat më të larta shtetërore, si Sali Berisha ish-kryeministër dhe ish-president, Ilir Meta ish-kryetar kuvendi dhe ish-president, Fatmir Mediu ish-ministër i mbrojtjes etj./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI