Flash

Wojciech Szczęsny dhe mundësia e pabesueshme: mund të zëvendësojë Marc-André ter Stegen

Lapsi.al 24 September 2024
Wojciech Szczęsny dhe mundësia e pabesueshme: mund të

Edhe pse lamtumira e tij me Juventus dukej se ishte faza e fundit e një karriere të jashtëzakonshme, Wojciech Szczęsny së shpejti mund t'i veshë përsëri dorezat. Polaku mund të kthehet në fushë me një nga skuadrat kryesore në skenën ndërkombëtare. Portieri ka përfunduar në shënjestrën e Barcelonës, që është në kërkim të një zëvendësuesi të Marc-André ter Stegen. Portieri gjerman e ka mbyllur tashmë sezonin për shkak të një këputjeje totale të tendinës rotuleo.

Ndalesa e gjatë e portierit gjerman ka lëvizur shumë elementë të rëndësishëm të rolit, duke nisur nga ish-lojtari bardhezi, i cili mori duartrokitje në Juventus Stadium, me rastin e ndeshjes ndaj Napolit. Siç raportohet nga El Chiringuito TV, ish-portieri i Arsenal dhe Romës do të ishte profili i duhur për të zëvendësuar Ter Stegen, nëse nuk vendoset që Barcelona të mbështetet te portieri i dytë Inaki Pena për të gjithë sezonin.

Lexo më tej: Video/ Juventus përshëndet Szczesny në Stadium: xhiro rreth fushës e duartrokitje nga tifozët

Nuk mungojnë emrat e tjerë që mund të zëvendësojnë gjermanin: nga Keylor Navas te Jordi Masip nëpërmjet Edgar Badia dhe Loris Karius. Megjithatë Szczęsny duket se është më i besueshmi për këtë rol, edhe falë atij shpirti që e bën të vështirë largimin e tij nga fusha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI