Flash

Modelja flet për romancën me Madonna-n

Lapsi.al 24 September 2024
Modelja flet për romancën me Madonna-n

Modelja Jenny Shimizu foli së fundmi për marrëdhënien e saj me Madonna në vitet 1990 në dokumentarin e Hulu "In Vogue: Vitet 90".

"Dua të them, ju nuk do t'i thoni jo Madonna-s në vitet '90," tha Shimizu, 57 vjeç. “Do të më telefononte dhe do më thonte: “Hej, a mund të më takosh në shfaqjen time në Paris? Je në Evropë apo jo?” Kështu që unë do të thosha: “Po, sapo po mbaroj Prada-n. Menjëherë pas Pradës do të vij”.

"Dhe unë do ta bëja," shtoi Shimizu. “Do të shkoja në hotelin e saj, në Ritz, rreth orës katër të mëngjesit, do të rrinim në intimitet dhe më pas do të kthehesha në Milano”.

Pasi tregoi në detaje romancën e saj të kaluar me Madonën, tani 66-vjeçare, modelja bëri shaka: "Gruaja ime do të më vrasë". Shimizu është e martuar me Michelle Harper që nga viti 2014. Duke parë jetën e saj si modele në vitet ’90, Jenny tha: “Ajo kohë ishte kaq e çmendur dhe argëtuese.

Madonna nuk e ka konfirmuar asnjëherë publikisht lidhjen e saj me Shimizu. Artistja ishte e martuar me aktorin Sean Penn nga viti 1985 deri në 1989 dhe me regjisorin Guy Ritchie nga viti 2000 deri në 2008. Ajo ka gjashtë fëmijë: Lourdes Leon, 27, Rocco Ritchie, 24, David Banda, 19, Mercy James, 18, dhe binjakët Stella dhe Estere, 12 vjeç.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja e Kathryn Crosby

Aktorja Kathryn Crosby ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Publicisti Harlan Boll konfirmoi lajmin për New York Times të dielën, më 22 shtator, duke thënë...

20:15

Olivia Munn bëhet nënë për herë të dytë

Olivia Munn është bërë nënë për herë të dytë. Aktorja njoftoi lindjen e fëmijës së dytë përmes rrjetit social, Instagram. “Méi June Mulaney erdhi në botë më ...

16:48

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI