Flash

Mandati i Berishës kthehet pas në Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 24 September 2024
Mandati i Berishës kthehet pas në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e cila ka zgjedhur si linjë shërbimi ndaj qeverisë heqjen dorë nga dhënia e verdiktit për çështje të nxehta, megjithëse ka bërë ç'është e mundur për ta shmangur dosjen Berisha, do të përballet me të pas rreth dy muajsh. Saktësisht, në 19 nëntor asaj do t'i duhet të shprehet nëse izolimi i liderit të opozitës ka qenë i drejtë ose jo. Kush e kujton historinë e vjeshtës së një viti më parë, mban mend se midis SPAK dhe GJKKO nga njëra anë dhe ish kryeministrit të akuzuar për dosjen e privatizimit të klubit Partizani, u zhvillua një betejë ligjore dhe teorike.

Skanimi/ Argumentat pro dhe kundër Berishës në dosjen Partizani

Të parët pretendonin se Berisha duhej t'i nënshtrohej detyrimit për t;u paraqitur dhe dorëzimit të pashaportës, i dyti nuk bindej ta bënte këtë sepse këmbëngulte se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë ndaj një deputeti, pa u votuar më parë nga kuvendi. Ky sherr, që përfundoi me arrestin shtëpiak për liderin demokrat kaloi për interpretim edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Ky institucion i dalë nga Reforma në Drejtësi, e cila shkallmoi pasardhësen e saj që kishte dhënë vendime të forta kundër të gjitha qeverive, e tërhoqi menderen duke i'u shmangur vendimarrjes.

Kushtetuesja heshti/ Berisha në dorë të SPAK

Si ndodhi ngjarja? Më 15 dhjetor 2023 mbi 30 deputetë opozitarë iu drejtuan kushtetueses për një çështje që i përkiste ekskluzivisht kësaj gjykate: të shprehej nëse heqja (ose kufizimi) i lirisë së një deputeti, në këtë rast Sali Berishës, bëhej dot pa marrë më parë lejen e cënimit të imunitetit nga parlamenti. Grupi prej jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit kërkuan në Gjykatën Kushtetuese interpretimin përfundimtar të nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, duke  parashtruar se ndaj Berishës janë vendosur masat shtrënguese “Detyrimi për paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, pa u kërkuar më parë autorizimi i Kuvendit. Sipas grupit të deputetëve lindte nevoja e interpretimit të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës.

Andi Bushati: Lëreni Olta Xhaçkën, por merruni me gjykatësit sharlatanë

Por ndonëse bëhej fjalë për fatin e liderit të partisë më të madhe opozitare, ndonëse çështja e shtruar i përkiste një interprtetimi për konfikt mes dy pushteteve, Kushtetuesja vendosi të marrë vendim për të mos marrë vendim, duke i hapur në mënyrë të ndërgjegjshme rrugë arrestit shtëpiak për Berishën. E thënë thjeshtë, gjykata vendosi se e drejta për tu ankuar i takonte vetëm Berishës, pasi ky i fundit të përfundonte të gjitha shkallët e gjykimit por jo grupit të 1/5 të deputetëve. "Grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton që është subjekti kushtetues për të cilin bën fjalë neni 73, pika 2, i Kushtetutës, pra ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit,” thuhej në arsyetimin e gjykatësve të shumicës që vendosën të mos e kalojnë çështjen për shqyrtim në seancën plenare.

Edhe si rezultat i kësaj zbythjeje Shqipëria është i vetmi vend në Evropë me liderin e opozitës të arrestuar prej dhjetë muajsh. Tani që i ka kaluar të gjitha shkallët e gjykimit për arrestin e tij shtëpiak, Berisha i është drejtuar vetë Kushtetueses, por shancet që ai të marrë një vendim pozitiv për veten janë të vogla, duke parë se si veproi kjo gjykatë një vit më parë.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI