Flash

Olivia Munn bëhet nënë për herë të dytë

Lapsi.al 23 September 2024
Olivia Munn bëhet nënë për herë të dytë

Olivia Munn është bërë nënë për herë të dytë. Aktorja njoftoi lindjen e fëmijës së dytë përmes rrjetit social, Instagram.

“Méi June Mulaney erdhi në botë më 14 shtator 2024,” shkruajti ajo. “Kisha kaq shumë emocione, aq sa kisha frikë nëse do mund ta mbaja vajzën në krah. Kur takova për herë të parë nënën surrogate, folëm si nëna me nënën. Ajo më shfaqi shumë dashamirësi dhe mirëkuptim, sa më dukej sikur kisha gjetur një engjëll në tokë. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dot mirënjohjen për faktin që ajo mundi të mbajë për nëntë muaj të sigurt vajzën tonë”.

 

Aktorja njoftoi në fillim të këtij viti se kishte luftuar fshehurazi me kancerin e gjirit. Ajo tha në atë kohë se kishte shpresuar të ndante historinë e saj për t’u ofruar të tjerëve “ngushëllim, frymëzim dhe mbështetje në udhëtimin e tyre”. Olivia zbuloi se ajo u diagnostikua me kancer gjiri në prill 2023.

"Në shkurt të vitit 2023,  bëra një test gjenetik që ju kontrollon për 90 gjene të ndryshme të kancerit,” filloi Olivia. “Unë u testova negativ për të gjithë, përfshirë BRCA (gjeni më i njohur i kancerit të gjirit). Edhe motra ime Sara sapo ishte rezultuar negative. Po atë dimër bëra edhe një mamografi normale.”

“Dy muaj më vonë u diagnostikova me kancer gjiri,” vazhdoi ajo. “Në dhjetë muajt e fundit kam pasur katër operacione, aq shumë ditë të kaluara në shtrat që as nuk mund t’i numëroj dhe kam mësuar më shumë për kancerin, trajtimin e kancerit dhe hormonet sesa mund ta imagjinoja ndonjëherë.”

Të këshilluara

Dalin pamjet nga arrestimi i Diddy

Së fundmi janë publikuar pamjet filmike të arrestimit të  Sean Diddy Combs. Ai shihet teksa hyn në hotelin Park Hyatt në Nju Jork me një pallto të zezë kur a...

14:43

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI