Flash

Fedez i dedikon këngë, reagon Chiara: Po shfrytëzon momentin

Lapsi.al 22 September 2024
Fedez i dedikon këngë, reagon Chiara: Po shfrytëzon momentin

Fedez publikoi së fundmi një këngë kushtuar përfundimit të martesës së tij me Chiara Ferragni. Tekstet e "Halucination Kolektive" po bëjnë bujë: flet për një tentativë vetëvrasjeje, gjyqtarë dhe avokatë, madje edhe Sanremo. Sipas Ferragni-t, kënga është thjesht “një përpjekje flagrante për të shfrytëzuar momentin”.

Përmes rrjetit social Instagram ajo shkroi: Sonte do të publikohet një këngë romantike false, pa sinqeritet. Një përpjekje flagrante për të shfrytëzuar momentin, një akt i dhunshëm, duke qenë se kanë qenë dhjetë muaj shumë të vështirë. Po mundohem të eci përpara pavarësisht gjithçkaje dhe vetëm kërkoj të jem jashtë këtyre lojërave.

Në shumë raste kam zgjedhur të hesht, ndoshta shumë, për të mbrojtur ata që më interesojnë dhe për të mbrojtur familjen time. Por tani jam e lodhur. E lodhur nga sulmet e paarsyeshme, thashethemet e pabaza dhe thashethemet helmuese. Mendoj se është koha t'i japim fund gjithë kësaj dhe të mund të jetoj në paqe, pa u tërhequr zvarrë në situata që nuk më takojnë as sot e as kurrë më".

 

Të këshilluara

Jeta e Diddy në rrezik brenda burgut

Diddy po përballet me shqetësime lidhur me sigurinë e tij në burg, pasi ish-zyrtarët e burgut paralajmërojnë se disa të burgosur mund ta synojnë atë për statusi...

18:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI