Flash

Asnjë shqiptar në organikë, asnjë problem: FSHF miraton rregullin absurd të të huajve pa limit

Lapsi.al 21 September 2024
Asnjë shqiptar në organikë, asnjë problem: FSHF miraton

Nëse shohim në fushat e kampionateve kombëtare lojtarë të huaj të shumtë, tani duhet të bëhemi gati për shumë më tepër. Kjo sepse Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh sot për të marrë vendimin më absurd të mundshëm në dëm të Akademive të Futbollit dhe "produktit" vendas. Anëtarët e KE miratuan ndryshimet në Rregulloren e Aktivitetit të Kategorisë Superiore & Kategorisë së Parë si dhe Kategorisë së Dytë, duke i hapur rrugën, duke filluar nga sezoni i ardhshëm prurjeve të huaja.

Sipas këtij vendimi duke nisur nga muaji janar 2025 (me hapjen e merkatos së ardhshme të futbollit) klubet e kategorisë “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë do të kenë të drejtën të aktivizojnë njëkohësisht 7 lojtarë të huaj në fushën e lojës gjatë ndeshjeve. Ndërkaq, duke nisur nga sezoni 2025-2026, klubet e kategorisë “Abissnet Superiore” mund të aktivizojnë lojtarë të huaj pa limit, ndërsa për klubet e Kategorisë së Parë mbetet në fuqi rregulli me 7 lojtarë të huaj në fushë njëkohësisht. Sa i përket Kategorisë së Dytë, KE vendosi të heqë kufizimin për numrin e lojtarëve që vijnë nga jashtë qarkut.

Lexo më tej: Futbolli shqiptar falas për tifozët: FSHF kontratë 3-vjeçare me RTSH për të drejtën TV

Aktualisht lojtarët e huaj që bëjnë pjesë në organikat e klubeve shqiptare, edhe ato në Superiore, nuk është se bëjnë ndonjë diferencë nga lojtarët shqiptarë. Madje në shumë raste qendrojnë edhe në stol: dyndja e tyre shpesh është e lidhur me aspektin ekonomik. E tani Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së i hap dyert, krejtësisht duke filluar nga sezoni i ardhshëm, duke i dhënë mundësinë një klubi edhe të mos ketë asnjë futbollist vendas.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI