Flash

Rama, "zbuluesi i talenteve" që pompon ato që i lëpihen

Lapsi.al 18 September 2024
Rama, "zbuluesi i talenteve" që pompon ato që i lëpihen

Kohë më parë, kur nuk ishte ngritur ende në lartësinë politike ku gjendet sot, Belinda Balluku e kishte etiketuar Edi Ramën si një "zbulues talentesh". Duke mësuar deri në detaje teknikën e Spiropalizimit, atë që i'a ka bërë të mundur promovimin, ajo kishte shtuar në një intervistë për ABC Neës në korrik 2020: “Edi Rama ndër vite ka qenë një person që ka zbuluar talente, jo bazuar në bindjen politike por në punën që ata kryenin… Shumë njerëz që nuk e kanë perceptuar kurrë se do ishin aty...Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edi Ramës por do i'a dalim”.

Belinda vetë ia doli duke u bërë numri 2 i qeverisë.

Por mësimin e saj nuk e lënë pasdore një prurje e re, fytyra e rinovimit të rilindjes, Ilva Gjuzi. Fare e panjohur pak ditë më parë kjo "talente e re" u emërua zv/ministre e turizmit.

LEXO ME TEJ:

Ndryshimet/La nam me servilizmin ndaj Ramës, futet direkt në qeveri

Merita e saj përpos një babai socialist dhe një shkolle arkitekture në Kembrixh është se nuk pati pikë ndroje të deklarojë gjatë një debati në Euronevs, ku u pyet për difektet e  kryeministrit:  “Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa para nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”.

Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës

Shpërblimi qe i menjëhershëm. Natyrisht nën shembullin flagrant të Elisa Spiropalit. Kur ende nuk kishte marrë asnjë post, Elisa zbatoi me përpikmëri, gjatë një mitingu pas fushtës elektorale 2017, porosinë për të krahsuar shefin e saj me personazhin e tij të dashur, Skënderbeun. Pas kësaj Spiropali u bë ministre shteti. Por kolltuku pa portofol nuk e ngopi ish drejtoreshën e doganave. Ajo mori mësimin se rruga e nisur duhej vazhduar. Ajo e thelloi atë pasi u zhgënjye që nuk morri postin e lënë bosh, pas ikjes së Olta Xhaçkës nga ministre e jashtme. Dhe në kongresin e parafundit të PS-së arriti kulmin.

Polemika/ Ornela Vorpsi gruaja që dashuroi Ramën, pro dhe kundër

Duke folur aty ajo nuk harroi të thoshte se rritja e numrit të turistëve ka ardhur edhe falë fjalimit të Edi Ramës në OKB, i cili i theu hundët ambasadorit rus në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Shpërblimi nuk vonoi dhe Elisa falë armës së pamposhtur të servilizmit u gradua si figura numër dy e shtetit duke shkuar shumë më përpara sesa ish koleget e saj.Me më pak apo më shumë sukses këtë armë janë përpjekur ta përdorin edhe paraardhëse të tjera para tyre. Mimit Kodheli kur ishte ministre e Mbrojtjes, e shpalli shefin e saj artist me famë botërore, ndërsa Milva Ikonomi, si ministre e Ekonomisë i dha titullin “brandi ndërkombëtar i Shqipërisë”.

Deliri/ Rama, ish-emigranti që e ktheu Shqipërinë në fanar ndriçues

Nën këtë sembull një ngjitje marramendëse sapo përjetoi edhe Ilva Gjuzi. Tani enigma e vete mbetet detyra shtetërore që do ti jepet Helena Kaçes që Rama e ka shpallur si pasardhësen e vet. Si një studente e devotshme, që e ka mësuar mësimin, ajo sapo shpalli se e meta e vetme e liderit suprem është se ai punon aq shumë për Shqipërinë sa ka harruar veten.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI