Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

"Liverpool më i fortë", Fonseca justifikohet, ndërhyn direkt në TV Capello dhe e bën 'leckë'

Lapsi.al 18 September 2024
"Liverpool më i fortë", Fonseca justifikohet, ndërhyn

Fonseca dukej se kishte gjetur pak qetësi falë fitores në shtëpi ndaj Venezia, por humbja e rëndë në San Siro në debutimin e tij në Champions League kundër Liverpool e ktheu trajnerin portugez në telashe. Në fund të ndeshjes, duke folur për Sky Sport, ish-trajneri i Romës dhe Lille u përpoq të analizonte çfarë nuk funksionoi, duke nënvizuar edhe kufijtë e skuadrës së tij. E Fabio Capello, i cili tashmë kishte shprehur zhgënjimin e tij me paraqitjen e kuqezinjve, e gozhdoi duke shpjeguar paqartësitë për menaxhimin e dyshimtë të tij në disa faza të lojës.

ANALIZA E TEKNIKUT FONSECA

"Ne luajtëm kundër një ekipi të madh, duke filluar mirë në të dyja fazat, por më pas ata patën mundësi në kundërsulm dhe pësuam dy gola nga topat inaktivë. Kjo ndryshoi ekuilibrin tonë mendor dhe na pengoi të zhvillonim atë që kishim përgatitur. Detajet na ndëshkuan, por sinqerisht Liverpool është më skuadër dhe ne duhet të kemi më shumë vazhdimësi, sepse pasi pësuam golin e dytë pushuam së luajturi”.

Lexo më tej: Arroganca pa limite e Ibrahimovic: "Kur luani vjen, kotelet zhduken. Unë jam bosi të gjithë punojnë për mua"

DY GOLAT FOTOKOPJE I PRENË KËMBËT EKIPIT

"Pësuam dy gola identikë nga goditjet standarde. Kishim planifikuar markime individuale ndaj atyre që na shënuan, por me sa duket nuk ndihmoi. Leao i pa shërbyer? Ne luajtëm më shumë në të djathtë sepse kishim vendosur të punonim në atë krah dhe pastaj të ndryshonim lojën te Leao, i izoluar në situatat një-kundër-një, por ai ia doli vetëm dy herë. Moduli? Mendoj se ne mund të luajmë me sisteme të ndryshme loje, por ne jemi shumë të depërtueshëm individualisht. Në një kundër një në fazë mbrojtëse, qoftë edhe duke ndryshuar strukturë, asgjë nuk do të ndryshonte nëse nuk jemi të fortë individualisht. Për mua Loftus nuk është trekuartist por një mesfushor gjysëm anësor, ashtu si Reijnders nuk mund të luajë në krah të Fofana. Nuk luajmë një 4-3-3, por kemi ata të dy në krah të Pulisic e më duket struktura më e përshtatshme për skuadrën tonë”.

NDËERHYRJA E FABIO CAPELLO

E në mes të analizës së portugezit ka ndërhyrë Fabio Capello, i cili kishte kritikuar fort ndeshjen e zhvilluar nga Milan. Ish-trajneri e gozhdoi portugezin Fonseca për menaxhimin e markimeve gjatë goditjeve të lira: "Në dy golat e pësuar njësoj nga goditjet e këndit, kishe përgatitur një mbulim zonal për të ndalur një ekip shumë të fortë me kokë. Nuk mendove për një ndryshim, por një për një?”, pyeti ai. Fonseca u përgjigj duke shpjeguar se kishte markuar individualisht në rastin e golit të Konaté. Capello, megjithatë, nuk u bind nga përgjigja dhe e sulmoi sërish trajnerin e Milan: "Van Dijk është i markuar, por tjetri është i lirë. Pra, markimi individual nuk u pa", Fonseca në atë moment u tërhoq me një buzëqeshje të sforcuar...

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI