Flash

"Po çfarë kampionë? Jeni për vend të dhjetë": fjalimi surreal i Conte në dhomat e zhveshjes së Napolit

Lapsi.al 16 September 2024
"Po çfarë kampionë? Jeni për vend të

Në futboll, dihet, ka të bëjë gjithcka me motivimin e kur vjen puna këtu, Antonio Conte është një nga më të mirët. Versionin e fundit të teknikut leçez e ka rrëfyer gazetari i CalcioNapoli24, Umberto Chiariello. Sipas asaj që ka treguar ai Conte i ka mbajtur një fjalim lojtarëve të tij të rinj të Napolit, sapo i pati të gjithë në dhomat e zhveshjes.

CONTE "ÇMONTON" LOJTARËT E NAPOLIT

Prapaskena e treguar nga Chiariello është një fjalim i mbajtur nga Antonio Conte në javët e para të punës së tij te Napoli. Detyra e tij është të ringjallë ekipin, pas vendit të dhjetë të bujshëm sezonin e kaluar. Trajneri puliez vendosi që duhej çrrënjosur ideja e kampionëve të Italisë dhe për këtë mbajti një fjalim.

Lexo më tej: Conte nuk fal: 'heq qafe' 6 lojtarë pasi i pa në grumbullim në Dimaro

Chiariello e ritregon: "Më rrëfyen një histori të asaj që Conte u tha lojtarëve në dhomat e zhveshjes kur mbërriti. Antonio i tha ekipit: "Ju jeni kampionë sepse fituat një titull, por kampionët janë ata që fitojnë dhe vazhdojnë të fitojnë. Jo ata që fitojnë dhe përfundojnë në vendin e dhjetë. Nëse fitoni dhe pastaj përfundoni të dhjetët, atëherë jeni për vendin e dhjetë dhe jo më kampionë".

Duke marrë parasysh që pas katër javësh Napoli i teknikut Conte është i vetëm i pari në renditje, të bën të mendosh se trajneri është futur në kokën e lojtarëve të tij dhe arriti t'u nxirrte atyre jashtë dëshirën për të fituar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI