Flash

Video/ Arsenal mposht Tottenham në derbin e Londrës: Gabriel dërgon Gunners -2 nga City

Lapsi.al 15 September 2024
Video/ Arsenal mposht Tottenham në derbin e Londrës: Gabriel

Arsenal është rikthyer te fitorja, duke triumfuar 1-0 në derbin e Londrës veriore ndaj Tottenham, në javën e katërt të Premier League. Pas një pjese të parë jashtëzakonisht intensive, por mjaft të bllokuar, Gunners e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 64' me goditjen me kokë të Gabriel, në krosimin nga këndi të Bukayo Saka. Pas barazimit në shtëpi me Brighton, skuadra e Mikel Arteta ngjitet në 10 pikë në renditje, -2 pas Manchester City.

Londra Veriore është kuqebardhë, Arsenal mposhti Tottenham 1-0. Sfida ishte menjëherë intensive dhe me përmbysje të vazhdueshme frontesh, me skuadrën e Postecoglou që e nisi me një qëndrim të mirë. Menjëherë pas çerek ore lojë, edhe skuadra mike doli përpara, por goditja me kokë e Havertz u bllokua nga Vicario. Ndeshja u bë nervoze me kalimin e minutave, edhe pas një faulli të keq të Timber ndaj Pedro Porro. Në fund të pjesës së parë të lojës asnjëra skuadër nuk arriti të depërtojë, me arbitrin që i dërgon të gjithë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0.

Lexo më tej: Video/ Arsenal i përgjigjet Liverpool me Havertz e Saka: Premier League tronditet nga dëmtimi i Danilo

Pas intervalit Tottenham dhe Arsenal u përpoqën të shkojnë më tej në kërkim të avantazhit. Spurs duket se kishin më shumë bindje në tentativat e tyre, por skuadra e teknikut Arteta goditi befasisht. Në minutën e 64', një krosim perfekt nga këndi i Bukayo Saka dhe një goditje fituese nga fare pranë e brazilianit Gabriel, që fiksoi rezultatin 1-0. Postecoglou futi Werner për t'i dhënë skuadrës më shumë peshë sulmuese, por Gunners u mbrojtën deri në fund dhe morën tre pikët. Me këtë sukses, Arsenal ngjitet në 10 pikë në renditje, -2 pas kryesuesve të Manchester City. Tottenham, nga ana tjetër, është ende i luhatshëm, i mbërthyer në 4 pikë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI