Flash

I panë në Argjentinë, Wanda Nara mohon gjithçka: "Rikthim me Icardi? Jam mirë vetëm"

Lapsi.al 14 September 2024
I panë në Argjentinë, Wanda Nara mohon gjithçka:

Wanda Nara dhe Mauro Icardi, pas ndarjes në këtë verë të nxehtë të vitit 2024, u panë sërish bashkë në Amerikën e Jugut. Çifti u nda zyrtarisht në korrik. Pas disa javësh thashetheme, ishte shoëgirl-i që konfirmoi fundin e lidhjes së saj të dashurisë me futbollistin. Çifti i bashkuar në jetë dhe punë, nuk ishin të panjohur për kriza të këtij lloji, duke qenë se situata ishte bërë tashmë delikate edhe në vitin 2021 pas zbulimit të një tradhtie. Lajmi për një takim në Argjentinë mes Wanda Nara e Mauros ringjalli idenë e një fundi të lumtur për të dy.

WANDA E MAURO, MËNGJES SË BASHKU

Pas ndarjes, dyshja nuk u pa më bashkë, ndonëse marrëdhëniet u mbajtën sa më të qeta për vajzat që çifti kishte së bashku. Megjithatë, gjatë pauzës së kampionatit, futbollisti fluturoi në Amerikën e Jugut dhe me sa duket iu bashkua ish-bashkëshortes. Të dy janë parë bashkë teksa po hanin mëngjes.

Wanda

Lajm që ringjall shpresat për ta parë sërish bashkë çiftin, edhe pse pas fjalëve të argjentinases, pritshmëritë do të ishin të pakta në këtë kuptim. Ajo u kthye për të jetuar në Buenos Aires me vajzat e saj dhe ndoshta ai vetëm vendosi të shkonte në Argjentinë për të kaluar pak kohë me to.

WANDA NARA, SHFRYN NË RRJET

Së fundmi Wanda Nara u shpreh në rrjetet sociale pasi u kritikua se nuk bëri asnjë deklaratë me rastin e një eventi ku ajo mori pjesë me motrën e saj Zaira. Pas thashethemeve të kohëve të fundit, shoëgirl-i ka vendosur të ruajë më shumë jetën private.

Lexo më tej: Icardi, ndarja nga Wanda Nara e futi në depresion: "Nuk ha më, ka humbur 6 kile"

Duke kërkuar falje që nuk tha asgjë në atë ngjarje, Wanda Nara mbrohet nga ata që e akuzojnë: "Më pëlqen të përshëndes këdo që më afrohet, bëj foto me të gjithë. Dhe sa u përket gazetarëve, vlerësoj punën e tyre, prandaj dhe unë gjithmonë kam dhënë deklarata. Mungesa e respektit është diçka që unë nuk dua ta ushqej apo toleroj. Mungesa e respektit është dhunë". Më pas Nara u ka kërkuar falje gazetarëve dhe kameramanëve që bëjnë punën e tyre duke respektuar ata që kanë përballë.

MOHIMI

Sidoqoftë nuk ka asnjë afrim mes Wanda Nara dhe Mauro Icardit. Duke iu përgjigjur Socios del espectaculo, ai i është përgjigjur pyetjes kështu: "Jo, jo. Jam shumë mirë...".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI