Flash

Albana Vokshi: Të sëmurët në Shqipëri kanë 2 vite pa terapi!

Lapsi.al 12 September 2024
Albana Vokshi: Të sëmurët në Shqipëri kanë 2 vite

Gjatë diskutimit të projektligji për Urdhrin e Mjekut, deputetja e PD Albana Vokshi tha se qeveria po i sulet Urdhrit të Mjekëve dhe se mjekët po trajtohen nga qeveria si armiq. Ajo u shpreh se kushtet në spitalet tona janë të këqija.

"Jodi radioaktiv ka 10 muaj që mungon. Ministrja tha se duhet të shkojmë vetëm përpara. Për muaj me radhë mungojnë medikamentet në spitale. Në spitale nuk punojnë aparaturat. Të sëmurët nuk kanë marrë terapi për 2 vite. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë, por i vërsulen Urdhrit të Mjekëve. Mjekët shqiptarë patranazhohen.

Ky ligj bëhet që mjekëve t’ju çohet mesazh, që mos guxoni të ngrini kokën, mos flisni. E dini që në Spitalin e Fierit, mjekët turq marrin 10-fish në raport me mjekët shqiptarë dhe kjo është e padrejtë. Po trajtoni mjekët si armiq. Kam thirrje për mjekët dhe infermierët që të reagojnë, për të mbrojtur jetë. Ajo që po ndodh te Onkologjiku është krim në masë dhe ftoj SPAK që të hetojë në mënyrë profesionale.",- tha Vokshi.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI