Flash

Video/ Tirana e përmbysi me dygolëshin e Ndrecës, Ruçi i heq fitoren në shtesë: Bylis i Egbo rrëmben pikën

Lapsi.al 11 September 2024
Video/ Tirana e përmbysi me dygolëshin e Ndrecës, Ruçi i

Barazim dramatik në Ballsh, ku Bylis rrëmbeu pikën pikërisht kur Tirana sapo kishte shijuar fitoren. Egbo merr një kënaqësi personale ndaj ish-skuadrës që e shpalli kampion dhe e shkarkoi pastaj në sezonin që pasoi. Përgjoni u përmbys nga dy gola të Ndrecës, por në shtesë Ruçi barazoi rezultatin, në gjysmëkthesë.

[video width="698" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e1a6b99a289-1.mp4"][/video]

Koleksionon edhe një pikë, të vuajtur, por të merituar skuadra mallakastriote, që ngjitet në kuotën 5 pas katër ndeshjesh. Tirana e Shkëmbit mbetet e pathyer, por pa fitore, me rekordin e këtij kampionati me katër barazime në katër ndeshje. Avantazhi i Bylis ishte spektakolar me rovjeshatën e Përgjonit në minutën e 18' të pjesës e parë. Tirana e ndjeu goditjen, por e pati të vështirë të reagonte.

[video width="698" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e1ba797e2ea.mp4"][/video]

Bardheblutë e rritën ritmin në pjesën e dytë, në kërkim të barazimit. Në Adush Muça, Bylis tentoi të kontrollonte lojën dhe u duk se mund të pëmbushte misionin. Të besuarit e Egbo nuk po rrezikonin shumë, deri në minutën e 83', kur Ndreca u ngjit në katedër. Një kundërsulm i shpejtë nxorri të lirë lojtarin që kontrolloi në hyrje të zonës dhe me një parabël perfekte mposhti portierin Hasanbelli. Një goditje e rëndë për Bylis, që katër minuta më pas pësoi edhe golin e dytë. Ndreca sërisht përmbysi shifrat vetëm 3 minuta para fundit të kohës së rregullt.

[video width="698" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e1bb84c7f8c.mp4"][/video]

Lexo më tej: Prokuroria çon në gjyq ‘Klubin e Futbollit Tirana’ dhe administratorin Refik Halili

Festë bardheblu me ngacmime nga pankina e tribunat e stadiumit të Bylis, por asgjë nuk kishte përfunduar. Ruçi në aksionin e fundit të ndeshjes, me një gjysmëkthesë, barazoi rezultatin në minutën e 95', duke i çuar shifrat në 2-2.

[video width="698" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e1bd7071881.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI