Flash

Lëvizja në asamble/ Si kuptohet sanksionimi i Veliajt nga Rama?

Lapsi.al 9 September 2024
Lëvizja në asamble/ Si kuptohet sanksionimi i Veliajt nga Rama?

Kur kamerat me regji qëndrore fiksuan portretin e Erion Veliajt, ndërsa Edi Rama po lexonte drejtuesit e qarqeve, në Asamblenë e PS të dielën, ata që panë vështrimin e përhumbur dhe fytyrën e zbehtë të kryebashkiakut, kanë kuptuar shumë më shumë sesa nga të gjitha komentet që do të dëgjonin më pas.

LEXO ME TEJ:

Rama tkurr pushtetin e Veliajt në Tiranë

Qarku i Tiranës që përmbledh përpos kryeqytetit edhe Kamzën Vorën e Kavajën, i cili në zgjedhjet e fundit lokale u drejtua nga Veliaj, këtej e tutje do të ndahet në tresh ku, përpos tij, drejtues do të jenë edhe Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu. Kjo tkurrje e pushtetit të pamatë të kryebashkiakut të kryeqytetit u përfol që disa muaj më parë pas plasjes së skandalit 5D, i cili çoi pas hekurave bashkëpunëtorët më të afërt të tij që vishnin fondet e bashkisë duke i dërguar në formë tenderash e prokurimesh në kompaninë e tyre private.

Sekretet e dosjes/ Si kalonin milionat e Veliajt për ndërtim hotelesh

Atëhere u tha se sinjali i parë që Rama mund ti jepte drejtësisë e cila ndërkohë filloi edhe hetimin pasuror për Veliajn, do të ishte tkurrja e fuqisë së tij brenda organizatës politike të rilindjes. Shumë vetë vinin bast se Rama do ta bënte këtë me argumentimin se atij nuk kishte çi duhej më një limon i shtrydhur e i diskredituar, që ishte damkosur publikisht si maja e një piramide abuzimi galopant me fondet që paguahej për të administruar. 

Por shumëkush mbeti i habitur kur Rama doli me daklaratën publike se "Bashkohem fjalë e presje me qëndrimin e Erionit", pasi ky i fundit kishte mbrojtur versionin se, njësoj si kryeministrit edhe atij, Molla, Qato e Tushe i kishin ngrënë kumblla dhe dardhë pas shpine.

Deklaratat/ Si e “vodhi” Veliaj mbështetjen e Ramës

Por edhe këtë shenjë të qartë marrjeje në mbrojtje më optimistët e panë si një lëvizje taktike të kryeministrit i cili se paku publikisht, nuk mund të dilte e të thoshte se parimi që vlen për mua, nuk është i vlefshëm për të tjerët. Ai nuk mund të mohonte logjikën që e ka bëtë të vetën, se janë bërë punë të mira pavarësisht se dikush ka pasur qëllime të mbrapshta.

Megjitheate serisht ata vazhdonin të shpresonin se Rama do ta godiste delfinin e vet, të nxitur edhe nga fishekziarret që u hidhte ai kur deklaronte se "unë vetëm tim bir kam timin" dhe se nuk mbroj askënd. Shpresat e tyre shtoheshin kur ai deklaronet menjëherë pas skandalit 5D: "SPAK ti nxjerrë ujin e zi korrupsionit".

Por kjo ishte një lojë që lideri maksimal e bënte vazhdimisht. Edhe përpara se të plaste skandali i vjedhjeve brenda bashkisë, Rama e pati ktitikuar në asamble drejtuesin e Tiranës, duke i thënë se qe bërë si OJF e organizonte mbledhje kot me socialistët.

Asambleja/ Rama godet Erion Veliajn: Je bërë si OJF

Tashme është e njohur loja e tij tërhiq e afro me lakeun e vet numër 1. Ai herë e linçon me përbuzje duke i thënë të lyeje vetë muret e pallateve e ti kapë lopën katundarit, e më pas i jep përgjegjësi e fonde të mëdha që nuk i zotëron askush tjetër në PS. Por pavarësisht nga këto dilema bestydnia se Veliaj do ta paguante duke u hequr fillimisht si drejtues qarku në Tiranë vazhdonte të mbetej e fortë.

Në dyert e SPAK/ E ka shitur, apo e mbron Rama Erion Veliajn

Por, ndryshe nga ç'prisinin palët që vinin bast ose për mënjanimin, ose për mbrojtjen e Veliajt, Rama bëri atë që ka bërë përherë vitet e fundit me të, ai me njërën dorë e përkëdheli, ndërsa me tjetrën e goditi. Ai as nuk e hoqi fare nga drejtimi i qarkut, as nuk i'a la të plotë fuqinë që tashmë duhet ta ndajë në tresh.

Kjo taktikë e Ramës nuk mund të spjegohet vetëm me perversitetin e të gjithëpushtetshmit që do ti keqtrajtojë ata që i lëpihen. Ajo mban brenda vetes edhe një kalkulim politik. Nga njëra anë ai e di se "Lali" tashmë është i diskredituar, i damkosur edhe me fakte si hajdut. Prandaj ai do të dërgojë në publik sinjalin se e ka lëshuar dhe është distancuar prej tij duke mbajtur gjallë dhe titujt e shtypit për këtë temë. Por ama, nga ana tjetër, ai është i ndërgjegjshëm për fuqinë që ka deleguar në duart e kryebashkiakut në këto nëntë vite. Për potencialin financiar, lidhjet me biznesin dhe ndikimin mbi mediat që i ka lejuar të grumbullojë. Dhe këto atu Rama do ti shfrytëzojë në zgjedhjet e pranverës së ardhshme. E në këtë kuptim, Veliaj i duhet. Prandaj ai e largoi disi nga vetja, por nuk e flaku. E damkosi, por nuk ia mohoi përdorimin në vazhdim. Zgjidhja më e mirë për këtë ishte duke mos e lënë të plotfuqishëm në qarkun e Tiranës, por as duke mos e hequr përfundimisht nga drejtimi i tij.

©Lapsi.al

 

 

 

 

Të këshilluara

Edon Zhegrova, kosovari që po çmend Francën

Fatkeqësisht goditja e mrekullueshme që përfundoi në rrjetë nuk i dha dot Lille, qoftë edhe një pikë të vetme, kundër mostrave të shenjta të Paris Saint Germain...

12:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI