Flash

Prapaskena e rrëfyer nga Obi Mikel: "Osimhen donte vetëm Chelsea, dështoi për detaje të vogla"

Lapsi.al 9 September 2024
Prapaskena e rrëfyer nga Obi Mikel: "Osimhen donte vetëm Chelsea,

John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea, bëri disa deklarata interesante në Obionepodcast, duke treguar një histori të prapaskenës së transferimit të Victor Osimhen. Ish-mesfushori, i cili pretendon se ka ndjekur nga afër negociatat, tregon se si shkoi situata. "Ishte shumë afër me Chelsea. Ne ishim shumë, shumë afër. Ishim një hap larg arritjes së kësaj marrëveshjeje, por kishte vetëm disa probleme të vogla. Probleme të vogla, të cilat thjesht nuk mundëm t'i kapërcenim. Edhe nëse do ta kishim përfunduar marrëveshjen, ishte tepër vonë për vizitat mjekësore".

Nëse Chelsea do të kthehej në sulm, sipas Obi Mikel, marrëveshja do të mbyllej lehtësisht: "Unë e di saktësisht se ku u ndalëm. Nëse në fund, e ke parasysh, le të themi, në janar ose verën e ardhshme, ne do të rifillonim negociatat, e di ekzaktësisht se ku jemi dhe ku duhet të fillojmë sërish. E di se cfarë i ofroi klubi. E di ku kemi arritur. Në fund arritëm në një kompromis. Ishin vetëm gjëra të vogla, vizitat mjekësore dhe pak probleme që nuk mundëm t’i kapërcenim. Nuk kishim shumë kohë në dispozicion”.

PËRSE OSIMHEN?

Obi Mikel mbron fuqishëm mikun dhe bashkatdhetarin e tij. "Victor është i zhgënjyer, ai me të vërtetë donte të vinte te Chelsea dhe ai duhej të bënte kompromis për të arritur një marrëveshje për sa i përket pagës, për atë që donte. Kishte vetëm disa detaje të vogla këtu dhe atje që ne nuk mund t'i kalonim. Victor nuk është një djalë i pangopur, ai thjesht dëshiron të luajë futboll dhe të marrë atë që meriton, dhe ky nuk është problem. Një lojtar që e di se çfarë vlen dhe kërkon të paguhet atë që vlen, nuk është problem".

Lexo më tej: "Osimhen nuk mund të qendrojë te Napoli për shkak të dhomave të zhveshjes", zbulimi i menaxherit Canovi

Osimhen më pas rinovoi me Napolin deri në vitin 2027 dhe shkoi në huazim për një sezon te Galatasaray. Obi Mikel është gati të rikthehet në sulm: “Dua të jem i sigurt, nuk do të ndalem, dua të jem i sigurt që do ta sjell në klub. Jo sepse është miku im, ose është si një vëlla më i vogël apo se ai është Nigerian. Jo, ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë për momentin, ai është lojtari më i mirë afrikan. Unë e di se çfarë mund t'i sjellë klubit dhe jam i sigurt se shumë tifozë të Chelsea e dinë se çfarë mund t'i sjellë Victor klubit".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI