Flash

Video/ Festë e çmendur kuqezi në Pragë, Duka shënjestron Gjeorgjinë: "Aspak e pathyeshme"

Lapsi.al 8 September 2024
Video/ Festë e çmendur kuqezi në Pragë, Duka
Në Pragë ka qenë një mbrëmje e ndezur me ngjyrat kuqezi. Shqipëria ka triumfuar 1-2 me përmbysje përballë Ukrainës, në debutimin në Grupin 1 të Ligës B të Nations League. Kuqezinjtë e teknikut Sylvinho zhvleftësuan golin e Konoplia me realizimet në pjesën e dytë të Ismajlit dhe Asanit, duke entuziazmuar edhe presidentin e FSHF-së Armand Duka, që rrallë zbilancohet në deklarata: "Suksesi plotësisht i merituar sot në Prage me Ukrainën në nisjen e Ligës së Kombeve konfirmon potencialet jo të pakta të skuadrës sonë për të shkuar shumë larg!", reagoi Duka në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale. Lexo më tej: Video/ "E vështirë përmbysja në këto nivele": Sylvinho elozhe e 'presion' ekipit: "Kam 35 në listë pritje" Numri 1 i Federatës rriti dozën e euforisë më pas: "Jemi Shqipëria që vijon të akumuloje forcë e respekt tek çdo kundërshtar! Shumë shpejt na vjen në Tiranë Gjeorgjia që trembi me fitoren e parë sot. Me pak më shumë kujdes në fushë do të vijojmë të prodhojmë sukses e rezultat me këtë ansambël kuqezi që është destinuar të na rifalë të tjera emocione të forta si ato të para pak muajve!". Emocione si ato që shpërthyen në Epet Arena, menjëherë pas fërshëllimës së trefishtë. Lojtarët dhe stafi teknik, vrapuan të gjithë së bashku për të kërcyer dhe kënduar poshtë sektorit ku qëndronin tifozët kuqezi, duke krijuar një atmosferë elektrizuese.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI