Flash

Pagesë stratosferike e plan anti-Real Madrid: Manchester City punon për rinovimin e Haaland

Lapsi.al 8 September 2024
Pagesë stratosferike e plan anti-Real Madrid: Manchester City punon
Në 4 ndeshje të këtij edicion në Premier League, Erling Braut Haaland ka shënuar 7 gola. Pas Manchester City, dy skuadrat që kanë shënuar më shumë janë Chelsea dhe Liverpool, me nga 7 gola. Me pak fjalë, Haaland shënon sa një ekip i tërë dhe nuk është çudi që Manchester City është gati t'i ofrojë shuma të pabesueshme sulmuesit për të rinovuar kontratën.

CITY STUDION RINOVIMIN ANTI-REAL

Kontrata e Erling Haaland skadon në vitin 2027, por në këto raste duhet të qendrosh shumë i kujdesshëm edhe në arritjen vetëm dy vjet nga përfundimi i marrëveshjes dhe City e di mirë këtë. Ka skuadra që do të bënin diçka të çmendur për të nënshkruar me Haaland, si në Arabinë Saudite ashtu edhe në Evropë, me PSG dhe Real Madrid që presin vetëm mundësinë për t'ia rrëmbyer teknikut Guardiola norvegjezin. Lexo më tej: Video/ City 'shëtit' në Londër: Haaland e Kovacic shembin Chelsea, Guardiola leksion nxënësit Maresca Për këtë arsye, City tashmë ka disa kohë që po lëviz për të rinovuar kontratën e sulmuesit dhe është në negociata me menaxheren Pimenta për të zyrtarizuar gjithçka brenda pak javësh. Qëllimi është që t'i dërgohet një mesazh i fortë, Real Madrid mbi të gjithë, dhe të bëhet e qartë se Haaland është lojtar i City dhe se klubi nuk ka ndërmend ta lërë të largohet për asgjë në botë.

GATI NJË SUPER PAGË

Për të bindur Haaland që t'i bashkëpunojë akoma me Manchester City, klubi anglez ka gati një super pagë: 24 milionë euro në sezon. Një pagë që do ta bënte atë lojtarin e dytë më të paguar në Evropë pas Mbappé. Nuk është ende e qartë ende se sa vite do të jetë rinovimi i Haaland.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI