Flash

Festë në lokal nate me femra pas humbjes me Rumaninë: përjashtohet Zhegrova, Muric e Muslija nga Kosova

Lapsi.al 8 September 2024
Festë në lokal nate me femra pas humbjes me Rumaninë:

Humbja e thellë me Rumaninë në debutimin në Nations League edhe në vetvete krijoi polemika. Por tani te Kosova situata ka degjeneruar plotësisht, me përjashtimin e tre lojtarëve të nesërmen e ndeshjes. Edon Zhegrova, Arijanit Muric dhe Florent Muslija kanë thyer rregulloren e brendshme të kombëtares dhe FFK ka marrë vendimin e menjëhershëm.

Situata në fakt është shumë më e rëndë, sepse kanali 10 ka zbuluar se të tre kanë kaluar mbrëmjen pas ndeshjes, duke festuar në një lokal nate në shoqërinë e femrave dhe pijeve alkoolike. Kanal10 mëson se arsyeja kryesore ka qenë se tre futbollistët pas humbjes nga Rumania kanë vazhduar argëtimin në një nga lokalet e natës. Kanal10 ka siguruar disa nga pamjet ku Aro Muric shihet nën shoqërinë e disa vajzave në një nga lokalet e natës në kryeqytet.

Ky fakt ka bërë që të tërbohen edhe tifozët që kanë parë që Zhegrova, Muric e Muslija, ndër emrat më përfaqësues të kombëtares Dardane, të festonin pas një humbje të turpshme. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi. FFK-ja ka njoftuar se Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija janë përjashtuar shkaku i thyerjeve të rregullores së brendshme.

NJOFTIMI I PLOTË

”Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në njoftim.

PRECEDENTËT

Edon Zhegrova, ylli i Kosovës që luan për Lille, është përjashtuar nga grumbullimi i Kosovës. Sipas FFK-së, për arsye disiplinore, e jozyrtarisht thuhet se ai bashkë me dy bashkëlojtarët Muslia e Muric, kishin dalë të festonin në një lokal nate. Megjithatë, historia e përplasjeve të Edon Zhegrovës me FFK-në, pas ardhjes së Agim Ademit në krye të FFK-së, është e gjatë.

Më 12 shtator 2023, Zhegrova deklaronte se duhet të ndërrohen disa gjëra të brendshme. "Duhet të ndryshojmë disa gjëra të brendshme. Nuk do të doja të flas më shumë. Le të flas dikush që është më i vjetër, kapiteni apo ndokush tjetër”, deklaronte ai.

Një ditë më pas, Zhegrova e ndërroi deklaratën, duke thënë se e ka pasur fjalën vetëm për gjërat brenda fushës. Pas kësaj, pati akuza se FFK-ja bëri presion te Zhegrova për ta tërhequr deklaratën.

Situata shpërtheu në nëntor të vitit 2023. Zhegrova deklaroi se ka qenë pengesë e disa personave në kombëtare bazuar në thashetheme kundër tij. "Te dashur tifoz ditet e fundit erdha ne pikpytje te luaj apo te mos luaj nga njerz te kombetares qe ata vendosin per fatin e Kosovës ne forma individuale dhe asnjeher zyrtare. T ‘ua them te verteten shum her isha penges e disa personave ne kombetare dhe thashethemet ishin drejtuar kundrejt meje por nuk kam folur vetem te mos e prishi harmonin e kombetares sepse me ne fund rendesi ka kombetarja dhe rezultatet e jo intrigat dhe thashethemet e njerzve amator kundrejt meje", shkruante ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI