Flash

Superiore, derbi i kryeqytetit në 21 shtator: përcaktohet kalendari i kampionatit deri në javën e tetë

Lapsi.al 7 September 2024
Superiore, derbi i kryeqytetit në 21 shtator: përcaktohet kalendari i
Tani është koha e kombëtares, por pas dy ndeshjeve të Nations League, kundër Ukrainës në transfertë dhe Gjeorgjisë në shtëpi, rikthehet kategoria Superiore. Pikërisht në shtator është rezervuar të luhet edhe derbi i kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës, që tashmë ka një datë dhe orar. Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit, nga java e 4-të e deri në javën e 8-të. Kalendari është i vlefshëm deri në pauzën e radhës të ndeshjeve të Kombëtareve në Nations League. Lexo më tej: Fillon kampionati: sezoni i ri i Kategoria Superiore ngre siparin të dielën në mbrëmje Më poshtë edhe kalendari i plotë i javëve të ardhshme të kampionatit më të rëndësishëm kombëtar:

“Abissnet Superiore”, Java 4

Bylis – Tirana                         11.09.2024  16:00 Vllaznia – Egnatia                 11.09.2024  19:00 Skënderbeu – Teuta              11.09.2024  19:00 Partizani – Dinamo City      12.09.2024  19:00 AF Elbasani – Laçi                12.09.2024  19:00 “Abissnet Superiore”, Java 5 Egnatia – Bylis                       15.09.2024   16:00 Teuta – Vllaznia                     15.09.2024   19:00 Laçi – Partizani                      16.09.2024   16:00 Tirana – AF Elbasani            16.09.2024   19:00 Dinamo City – Skënderbeu  16.09.2024  19:00 “Abissnet Superiore”, Java 6 Skënderbeu – Laçi                 21.09.2024    17:00 Partizani – Tirana                  21.09.2024   20:00 Vllaznia – Bylis                       22.09.2024   17:00 AF Elbasani – Egnatia           22.09.2024  20:00 Teuta – Dinamo City              22.09.2024  20:00 “Abissnet Superiore”, Java 7 Egnatia – Partizani               27.09.2024     16:00 Laçi – Teuta                            28.09.2024    16:00 Dinamo City – Vllaznia        28.09.2024    19:00 Bylis – AF Elbasani               29.09.2024    16:00 Tirana – Skënderbeu            29.09.2024    19:00 “Abissnet Superiore”, Java 8 Dinamo City – Laçi               04.10.2024    19:00 Partizani – Bylis                    05.10.2024    19:00 Skënderbeu – Egnatia          05.10.2024    19:00 Teuta – Tirana                       06.10.2024    19:00 Vllaznia – AF Elbasani         06.10.2024    19:00

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI