Flash

Radha e Shqipërisë së rinovuar: pa Cikalleshin, Berishën e Gjasulën, Sylvinho ndërton anti-Ukrainën

Lapsi.al 7 September 2024
Radha e Shqipërisë së rinovuar: pa Cikalleshin, Berishën e
"Nuk mendoj që ka ndonjë trajner që kënaqet vetëm me një barazim. Ne futemi në fushë për të fituar dhe punojmë vetëm për këtë gjë". Një shprehje e dëgjuar edhe më parë nga tekniku i kombëtares së Shqipërisë Sylvinho, si për të treguar se synimi është fitorja. Tre pikë që braziliani do të kërkojë t'i marrë në debutimin në transfertën me Ukrainën në Çeki. Një skuadër e rinovuar pas tërheqjeve të Cikalleshit e Gjasulës e me të tjerë që janë një hap larg marrjes së vendimit, por që sërisht ka krijuar paqartësi në përzgjedhje. Mbetën jashtë emra të rëndësishëm dhe nuk u thirrën disa talente që ndoshta e meritojnë, ndërsa pasi la jashtë për një kohë të gjatë përfaqësuesit e kampionatit shqiptar, çuditërisht Sylvinho u kthye të thërrasë Hadrojin, Spahiun e Zekën. Nuk është Europiani vërtetë, por edhe Nations League është e rëndësishme dhe niveli i kundërshtarëve nuk lejon eksperimente. Sidoqoftë, Sylvinho kërkon t'i japë Shqipërisë debutimin e duhur. Në të gjitha zgjedhjet do të ketë diskutime, por ajo për të mbajtur në pankinë Arbër Hoxhën, pasi mosaktivizimi i tij u trumpetua si arsyeja përse nuk morëm më shumë pikë në Euro 2024, duket si e destinuar për polemika: "Nuk është e thjeshtë, Arbër Hoxha ende nuk ka nisur një ndeshje si titullar. Në mars e ftuam në Kombëtare, ka luajtur dy miqësore", tha Sylvinho si paralajmërim për të mos startuar me anësorin e Dinamos.

FORMACIONI I MUNDSHËM KUQEZI

Dëmtimi i kapitenit Gjimshiti para ndeshjeve të kombëtares i ka krijuar shqetësime brazilianit, që ka dilemën për të vënë në krah të Ismajlit një mes Kumbullës e Mihajt. Mbrojtësi i ri i Espanyol nuk ka vazhdimësinë që duhet në të tilla ndeshje, por Mihaj nuk është se ka bërë paraqitje impresionuese kur është thirrur në çështje. Kështu, si Hysaj që me mosprezencën e tij në konferencën zyrtare tregoi se është parakaluar nga Balliu në krahun e djathtë. Në të majtë i sigurtë është Mitaj. Diga përpara mbrojtjes është e njohur tashmë me boshtin Asllani-Ramadani, ndërsa Laçi duhet të jetë në majën e e trekëndëshit, për të asistuar Bajramin në të majtë e Asanin në të djathtë, në mbështetje të Manajt si qendërsulmues. Kombëtarja shqiptare udhëtoi të enjten drejt Pragës në kuadër të ndeshjes ndaj Ukrainës, që luhet sonte, në stadiumin “Epet Arena” në orën 20:45. Kuqezinjtë janë në grupin 1 të Ligës B, edhe me Gjeorgjinë e Republikën Çeke, që do të përballen me njëra-tjetrën në Mikheil Meskhi Stadium, në orën 18.00.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI