Flash

Kosova turpërohet në Prishtinë, "Dardanët" shpërthejnë zemërimin: "Kjo ishte e tepërt"

Lapsi.al 7 September 2024
Kosova turpërohet në Prishtinë, "Dardanët"

Më keq nuk mund të niste aventura në Nations League për Kosovën dhe teknikun Franko Foda. Në debutimin para publikut në Prishtinë “Dardanët” u dërrmuan me rezultatin 0-3 nga Rumania, në “Fadil Vokrri”. Nuk është vetëm rezultati i sikletshëm, por edhe përfaqësimi me vetëm 1 gjuajtje në portë, ndërsa lejoi 8, pësoi 3 gola, penallti dhe karton të kuq. E gjitha kjo ka sjellë zemërimin e grupimit "Dardanët", që kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale: "Kjo sonte ishte e tepërt".

Me një skuadër anonime të Kosovës në fushë, ku Zhegrova, Rashica e Vojvoda bënin 'fenomenin' pa asnjë rezultat, Rumania e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 40' me Denis Man. Foda nuk ishte i aftë të ndryshonte asgjë në apatinë turpëruese të skuadrës së tij, plot gabime difensive, dhe rumunët i ndëshkuan me dygolshëin e Razvan Marin në minutat 51' dhe 82'. Tre minuta më pas, Mërgim Vojvoda e kompletoi mbrëmjen për tu harruar me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 85' që do ta ndalojë të luajë në transfertën me Qipron.

Problemi më i madh i Kosovës, megjithatë, duket të jetë pakënaqësia e shprehur hapur nga tifozët e saj. Tifogrupi “Dardanët”, është treguar shumë i ashpër në reagimin e tyre" ”Kjo sonte është e tepërt! Këta tifozë nuk e meeitojnë këtë zhgënjim. Nëse nuk e ndjeni këtë fanellë si na tifozët, nuk e meritoni ta veshni fanellën dardane”, thuhet në postimin e tifogrupit në rrjetet sociale.

Kosova ndeshjen e ardhshme për këtë muaj e luan të hënën më 9 shtator ndaj Qipros në Larnaca, ndërsa Rumania do të presë Lituaninë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI