Flash

Inagurohet në Podujevë shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova

Lapsi.al 7 September 2024
Inagurohet në Podujevë shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova

Në qytetin e Podujevës në një ceremoni të organizuar nga Komuna, ditën e sotme është inaguruar shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Inagurimi është kryer nga presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti, Teuta Rugova e bija e presidentit, kryetari Shpejtim Bulliqi dhe Fatmir Sejdiu. Shtatorja e Rugovës është përuruar në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.

“Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, të shtunën më 7 shtator, në Podujevë përurohet shtatorja e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kjo shtatore e cila është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale”, thuhej në njoftimin për media.

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh gjatë fjalës së saj në ceremoni se sot presidenti Rugova po i kthehet në bronz Llapit, siç u shpreh ajo, duke u bërë banor i përhershëm i Podujevës.

"Shtatorja e presidentit Rugova po përjetësohet dhe po përurohet në 7 shtatorin historik, në të njëjtën datë, 34 vjet më parë, u miratua Kushtetuta e Kaçanikut, një moment historik në udhëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, për të cilën gjë, tërë jetën ia kushtoi presidenti ynë historik. Shtatorja e presidentit Rugova nuk është vetëm një monument prej bronzi, por një testament i idealeve për të cilat ai punoi deri në vdekje, për Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike. Prandaj sot po nderojmë kujtimin për udhëheqësin e madh, vizionarin e pashoq, për njeriun i cili me guxim dhe mençuri e orientoi Kosovën drejt vizionit euroatlantik dhe solli vëmendjen e gjithë botës demokratike, pikërisht në Kosovë. Presidenti Rugova ishte simbol i shpresës, një njeri që besonte në fuqinë e fjalës. Në ditët më të errëta të historisë sonë, ai qëndroi i palëkundur me vizionin e tij “pavarësi dhe asgjë më pak”. Në ditët më të errëta ai dëshmoi se forca e kombit tonë është përbashkimi dhe vullneti i pathyeshëm për liri, paqe, demokraci dhe pavarësi. Presidenti Rugova i dha, siç themi gjithmonë politikës dimensionin më të rëndësishëm të saj, dimensionin human”, u shpreh Osmani.

Të këshilluara

Si do të jetë moti për fundjavën

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se dita e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me vranësira të konsiderueshme. ...

08:44

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI