Flash

Çfarë postoi në rrjetet sociale Arjon Kajoshi, pak minuta para se t'i bëhej atentati

Lapsi.al 7 September 2024
Çfarë postoi në rrjetet sociale Arjon Kajoshi, pak minuta para

Boksieri 27-vjeçar i Vllaznisë Arjon Kajoshi ishte objektiv i një atentati sot në lagjen “Rus” të Shkodrës ku shpëtoi pa plagë duke u larguar me shpejtësi nga makina. Por pak minuta para atentatit, Kajoshi ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram ku ka treguar vendodhjen. Ai ka publikuar një peisazh nga Mali i Taraboshit nga ku duket edhe qyteti i Shkodrës.

Uniformat blu konfirmojnë se atentatori është Alban Bruçi, i cili tanimë është shpallur në kërkim.

Tentativa për vrasje e sotme, dyshohet se ka lidhje me një ngjarje në qershor të këtij viti, kur 5 persona në Shkodër rrahën Vladimir Bruçin, mes të cilëve ishte dhe Arlind Kajoshi, vëllai i Arjonit. Policia reagoi më pas duke theksuar se autori i atentatit ishte identifikuar dhe ai ishte Alban Bruçi, djali i Vladimir Bruçit, të dhunuar në qershor 2024 për shkak të një sherri për parkimin.

Të këshilluara

Si do të jetë moti për fundjavën

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se dita e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me vranësira të konsiderueshme. ...

08:44

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI