Flash

Sveçla: Familjet shqiptare po trajtohen dhunshëm nga fashistë serbë

Lapsi.al 6 September 2024
Sveçla: Familjet shqiptare po trajtohen dhunshëm nga fashistë

Pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta, grupe ekstremistësh të maskuar, në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat me targa të Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se para pak çastesh, një familjeje, e cila po udhëtonte drejt Gjermanisë, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë.

“Kjo po ndodh para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne. Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të papengueshëm dhe të sigurt për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim”, - ka shkruar Sveçla në Facebook.

Deri tani janë bllokuar pjesërisht 3 pika të kalimit kufitar. Grupe serbësh po qëndrojnë në pjesën serbe të kufirit duke mos lejuar të kalojnë makina me targa të Kosovës. ©LAPSI.al 

LEXO EDHE: Lejohen vetëm serbët/ Bllokohen për shqiptarët 2 pika kufitare mes Serbisë dhe Kosovës

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI