Flash

Albin Kurti: Kosova do të vijojë të blejë pajisje ushtarake nga Turqia

Lapsi.al 3 September 2024
Albin Kurti: Kosova do të vijojë të blejë pajisje ushtarake

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë pritur në takim Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun, me të cilin biseduan për bashkëpunim në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Kurti fillimisht i ka shprehur falënderimin e tij presidentit të agjencisë turke të Industrisë së Mbrojtjes për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit nga Kryeministria e Kosovës, Kurti ka thënë se Republika e Kosovës do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të vendit.

Në takim gjithashtu u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Turqia.

Në takimin e përbashkët te kryeministri, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci kishte takim të veçantë me Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun.

Maqedonci, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke thënë se kanë diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e mbrojtjes në mes dy vendeve.

“Në Ministrinë e Mbrojtjes sot kisha nderin ta pres Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun.

Në këtë takim miqësor me z. Gorgun dhe ekipin e tij diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e mbrojtjes në mes dy vendeve tona. Investimi në industrinë e mbrojtjes është njëra nga fushat për të cilën kemi diskutuar gjatë takimit dhe të cilës ne jemi duke i kushtuar vëmendje të veçantë”, ka thënë Maqedonci.

Të këshilluara

Bllokohet prej disa orësh rruga e Arbrit

Rruga e Arbrit është e bllokuar prej 3 orësh te shkalla e Tujanit. Siç duket edhe nga foto, mjetet kanë mbetur të bllokuara prej disa orësh. Shkak për kët...

17:24

E rëndë/ Mbytet 18-vjeçari në Buna

Një 18-vjeçar është mbytur ditën e sotme në lumin Buna. Bëhet me dije se Remzi Duli 18 vjeç u fut për tu larë por e mori rrjedha e lumit nga ku edhe u mbyt. ...

18:30

Ende aktive vatrat e zjarrit në Vithkuq

Vatra të shumta zjarri kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe me bimësi të ulët në fshatin Katund të njësisë administrative Vithkuq. Gjithashtu ditën e sotme zj...

17:53

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI