Flash

Horror në Itali/ 17-vjeçari vret prindërit dhe vëllanë e vogël me thikën e kuzhinës

Lapsi.al 1 September 2024
Horror në Itali/ 17-vjeçari vret prindërit dhe

Italia është tronditur nga një krim i rëndë brenda familjes i zbuluar këtë të diel në Paderno Dugnano, një qytezë pranë Milanos. Një 17-vjeçar lajmëroi mbrëmë policinë duke deklaruar se kishte vrarë me thikën e kuzhinës babanë e tij pasi ai më herët i kishte vrarë nënën dhe më pas vëllanë 12 vjeç. Pas hetimeve të thelluara dhe këqyrjes së skenës së krimit u zbulua se 17-vjeçari është autori i vrasjes së të gjithë familjes së tij.

Edhe vetë i riu e ka rrëfyer në fund krimin. Viktimat janë Fabio C., 51 vjeç me profesion kontraktues ndërtimi, gruaja e tij Daniela A. ishte 49 vjeç dhe djali Lorenzo. Nga këqyrja e parë e vendit të krimit është përjashtuar prania e personave të tjerë pasi nuk ka shenja hyrjeje me dhunë dhe nuk rezulton që të ketë qenë tentativë për grabitje. Të shtunën e 31 gushtit e gjithë familja kishte festuar ditëlindjen e babait të tyre.

Triplice omicidio a Paderno Dugnano: trovati morti in casa padre, madre e figlio 12enne. A dare l'allarme il primogenito: «Ho ucciso papà, venite»

Vrasja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00. Djali është munduar fillimisht të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve duke deklaruar se është zgjuar në mes të natës duke dëgjuar britmat e nënës dhe vëllait të tij të vogël. Në atë moment ai tha se kishte reaguar duke vrarë të atin.

Viktimat u gjetën të gjitha në dhomën e gjumit të 12-vjeçarit, të veshur me rroba nate. Sipas hetuesve, 12-vjeçari ishte i pari që ishte vrarë.

Paderno Dugnano, chi è la famiglia uccisa: Fabio, Daniela e il figlio di 12 anni accoltellati

Motivet e krimit mbeten të paqarta. Fqinjët dhe të njohurit i përshkruajnë ata si një familje e pasur, e qetë dhe e njohur në qytet si kontraktorë ndërtimi për mbi 20 vjet. Madje në fotot në profilet sociale ata shfaqen si njerëz të shtresës së mesme, me pushime në një varkë, me fëmijë të përfshirë në komunitetin që bëjnë, sportivë dhe të kulturuar. 17-vjeçari studion me sukses në gjimnaz dhe luan volejboll.

Paderno Dugnano, il 17enne confessa: "Papà, mamma e fratellino, li ho uccisi tutti io" – Libero Quotidiano

“Ishte një familje e lumtur. Djali im e njihte mirë djalin e tij dhe kur e dëgjova lajmin më tha “është e pamundur”, - thotë një fqinj. "Nuk e besoj se çfarë ndodhi. Djali na ka frekuentuar në të kaluarën, kemi kaluar disa ditë të bukura. Ata sapo ishin kthyer nga pushimet, ishin një familje fantastike" – thotë fqinji. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohen 44 shoferë brenda javës

Gjatë një jave, Policia Rrugore ka pezulluar 149 leje drejtimi dhe ka arrestuar 44 drejtues mjetesh, nga këta 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 pë...

12:02

Vodhi një makinë, arrestohet i riu në Tiranë

Një 21-vjeçar nga Tirana është vënë në prangat e policisë për vjedhjen e një automjeti. I riu ka vjedhur automjetin tip “Benz” në një garazh në rrugën “Xhanfize...

14:15

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI