Flash

Dosja e SPAK/ Për vr*sjen e Klevis Kapllanit u paguan 500 mijë euro

Lapsi.al 1 September 2024
Dosja e SPAK/ Për vr*sjen e Klevis Kapllanit u paguan 500 mijë euro

Për vr*sjen e Klevis Kapllanit ngjarje e ndodhur me 15 shtator të vitit 2020, besohet se janë paguar një shumë prej 500 mijë eurosh. Hetimet e Strukturës së Posaçme SPAK kanë zbardhur se financuesit për këtë ekzekutim janë vëllezërit Franc Gergely (Çopja) dhe Hajdar Bako (Çopja).

Sipas të dhënave, porositës i kësaj ngjarjeje është Mikael Qosja (Kamami) dhe besonte se Klevis Kapllani është autor i vrasjes së mikut të tij Emiljano Ramazani. Për këtë fakt kishte marrë dijeni nga Eljo Bitri, i cili i kishte dërguar në “SKY ECC” një foto të Kapllanit të rrugës dhe shtëpisë së tij.

Pjesë në krim, sipas dosjes, dyshohet se ka qenë Elio Bitri, personi me pseudonimin “Miku”, i cili ka qenë drejtuesi i motorit të përdorur në ngjarje, si dhe personi me pseudonimin “Qerosi” (Fred qerosi), i cili ka dërguar me makinë shtetasin Eljo Bitri pranë vendit të ngjarjes dhe e ka pritur në vendin ku kanë hedhur motorin pas ngjarjes.

Ndihmës të ekzekutorëve evidentohen shtetasit: Arzen Mama, si person që ka dhënë informacione; Maksim Koçi, si personi i cili ka marrë armët e përdorura në vrasjen e Klevis Kapllanit. Po ashtu, sipas SPAK-ut, edhe Leonardo Ramani, është vëllai i të ndjerit Emiljano Ramazani. Ky shtetas ka pasur dijeni në lidhje me faktin se Mikael Kamami po organizonte vrasjen e Klevis Kapllanit.

Bisedat për vrasjen e Klevis Kapllarit në “SKY ECC” ndërmjet Leonardit dhe Mikael Kamamit ndërpriten disa ditë para ngjarjes pasi Leonardo me familjen e tij udhëtojnë për në Dubai dhe qëndrojnë në një nga banesat e Mikael Kamamit. ©Marrë nga Ora News

Të këshilluara

Arrestohen 44 shoferë brenda javës

Gjatë një jave, Policia Rrugore ka pezulluar 149 leje drejtimi dhe ka arrestuar 44 drejtues mjetesh, nga këta 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 pë...

12:02

Vodhi një makinë, arrestohet i riu në Tiranë

Një 21-vjeçar nga Tirana është vënë në prangat e policisë për vjedhjen e një automjeti. I riu ka vjedhur automjetin tip “Benz” në një garazh në rrugën “Xhanfize...

14:15

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI