Flash

Arrestohet shqiptari në Itali/ I dehur dhe i droguar në timon, humb jetën partnerja e tij

Lapsi.al 1 September 2024
Arrestohet shqiptari në Itali/ I dehur dhe i droguar në timon, humb

Një shqiptar është vënë në pranga në Itali, pasi rezultoi nën efektin e drogës dhe alkoolit ndërsa po udhëtonte me partneren e tij dhe pësuan aksident. Sipas gazetës Corriere della Sera, 22-vjeçari Ali Hoxha rezultoi pozitiv në analizat për zbulimin e pranisë së alkoolit dhe drogës në gjak.

Partnerja e tij Maria Grazia Bedin humbi jetën pasi makina u kthye përmbys në qytezën Fondi. Makina e drejtuar nga partneri i saj është përmbysur me sa duket nga pakujdesia e 22-vjeçarit. Djali disa muajsh i çiftit gjithashtu u plagos rëndë dhe ndodhet në spitalin Bambino Gesù në Romë .

Drejtuesi i mjetit u vu në pranga. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sant’Anastasia, pas mesnate, kur automjeti Golf i drejtuar nga i riu është përmbysur për shkak të shpejtësisë së madhe.

Në makinë ndodhej edhe partnerja e tij 24-vjeçare, djali i tyre pak muajsh, së bashku me motrën e tij. Makina u përmbys disa herë duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 24-vjeçares, ndërsa dy të tjerët nuk janë në gjendje kritike, por po marrin kujdes shëndetësor. ©LAPSI.al

Mariagrazia Bedin, chi era la vittima dello schianto di Fondi. I tre figli,  la storia con Ali Hoxha e il gioco su Facebook: “Morirai in un incidente” -  la Repubblica

Mariagrazia Bedin muore a 24 anni, grave la figlia neonata: erano nell'auto  che si è

Mariagrazia Bedin morta in un incidente a Fondi vicino Latina: ferito il  figlio neonato, arrestato il compagno

Maria Grazia Bedin morta in un incidente stradale a Fondi. Arrestato il  compagno

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI