Flash

Ceremonia e fshehtë në Kretë, kreu i SYRIZA martohet me partnerin e tij amerikan

Lapsi.al 30 August 2024
Ceremonia e fshehtë në Kretë, kreu i SYRIZA martohet me partnerin

Kreu i partisë kryesore opozitare greke SYRIZA, Stefanos Kasselakis po zhvillon një ceremoni 4-ditore martesore në Hania, qytetin portual të Kretës.

Sëbashku me bashkëshortin e tij amerikan Tyler McBeth, ata bënë betimet për besnikëri ndaj njëri tjetrit mes miqve, familjarëve dhe të ftuarve të tjerë.

Ata kanë përfituar nga ligji që legalizon martesat mes partnerëve të së njëjtës gjini që u miratua në parlamentin grek në muajin Shkurt të këtij viti.

Mediat greke shkruajnë se ceremonia 4-ditore nisi të Mërkurën me një darkë për 70 persona në një restorant luksoz në Hania, që mendohet t’i ketë kushtuar gjithsej mbi 12 mijë Euro çiftit të meshkujve, me verëra mbi 6 600 Euro, ushqime 3 300 Euro e meze e ëmbëlsira mbi 2 mijë Euro. Ceremonitë do të vazhdojnë deri natën e të Shtunës.

Ata nuk do të paraqiten pranë autoriteteve për të lidhur martesë zyrtare, pasi këtë e kanë bërë në Nju Jork, vendlindjen e partnerit të Kasselakisit që në Tetor të 2023-shit.

Ligji i martesave mes homoseksualëve ishte nismë e kryeministrit konservator Kyriakos Mitsotakis, por që u mbështet edhe nga të majtët e Kasselakis.

Të këshilluara

Rama në Çeki: Dua të përgëzoj Putinin

Kryeministri Edi Rama, pjesëmarrës në forumin e GLOBSEC, që po mbahet në Pragë, gjatë një bisedë me temë “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”...

18:04

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI