Flash

NATO certifikon ekspertët shqiptarë të asgjësimit të mjeteve shpërthyese

Lapsi.al 29 August 2024
NATO certifikon ekspertët shqiptarë të asgjësimit të

Një ekip ekspertësh të kompanisë EOD (Asgjësimi i mjeteve shpërthyese) të batalionit të xhenios në Komandën Mbështetëse, janë certifikuar nga NATO pasi përmbyllën me sukses trajnimin dhe demonstrimin e teknikave të një niveli të lartë profesionalizmi gjatë stërvitjes në Letoni.

NATO ka publikuar në faqet e saj zyrtare foto nga demonstrimi i aftësive të larta ushtarake teksa shkruan se, “ekipi shqiptar i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive kreu një trajnim dhe demonstrim me ndikim të lartë, duke shfaqur teknikat dhe mjetet e tyre të avancuara në kampin Adaži në Letoni”.

Sipas njoftimit të bërë publik nga NATO thuhet se, “ata eksploruan teknikat e hapjes së dyerve, vendosën dronë për të tërhequr paketat e simuluara të kërcënimit dhe demonstruan fuqinë e makinerive të topave të ujit në neutralizimin e rreziqeve të mundshme”.

“Ky trajnim praktik jo vetëm që rrit gatishmërinë tonë, por gjithashtu përforcon rëndësinë e inovacionit dhe punës në grup në ruajtjen e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI