Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Greqia ndalon përdorimin e celularëve në shkolla

Lapsi.al 29 August 2024
Greqia ndalon përdorimin e celularëve në shkolla

Greqia ka marrë disa masa të reja teksa është në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Mediat vendase bëjnë me dije qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka vendosur edhe ndalimin e përdorimit të telefonit celular në shkollat greke. Sipas rregullit të ri nxënësi mund të sjellë celularin në shkollë, por duhet ta ketë vetëm brenda çantës gjatë gjithë kohës deri sa të mbarojë orari i shkollës.

”Sipas rregulli të ri nxënësi mund të sjellë celularin në shkollë, por duhet ta ketë vetëm brenda çantës gjatë gjithë kohës deri sa të mbarojë orari i shkollës. Kërkoj mbështetjen e gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve në një përpjekje që ka të bëjë me faktin se celularët nuk duhet të kenë vend në shkolla”, – deklaroi kryeministri Kyriakos Mitsotakis në takimin e tij me kryesinë e Ministrisë së Arsimit.

Mitsotakis theksoi se përdorimi i celularëve gjatë ditës në shkollë ndikon jashtëzakonisht negativisht në vetë procesin mësimor. Kryeministri grek njoftoi se slogani me të cilin do të hapen shkollat këtë vit akademik do të jetë “Celularët në çantë”.

Në paketën e re të masave për sistemin arsimor do të ketë ndryshime tek burimet njerëzore, me marrjen në punë të mbi 10000 mësuesve të rinj, futjen e sistemeve të reja teknologjike në mësimdhënie me 28.500 tabela të bardha interaktive, teknologjinë dhe zbatimin e tutorialit dixhital, i cili do të nisë funksionimin nga data 16 shtator për maturantët.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Lazarat

Tokat bujqësore në Lazarat janë përfshirë nga zjarri këtë pasdite. Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse, ndërsa zjarri kanë djegur barëra të thata. ...

16:19

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI