Flash

(VIDEO) Momenti kur motrat Berisha rrahin barbarisht modelen e Instagramit

Lapsi.al 26 August 2024
(VIDEO) Momenti kur motrat Berisha rrahin barbarisht modelen e Instagramit

Në videon më poshtë duket momenti kur motrat Antonela dhe Mariela Berishaj dhunojnë modelen e Instagramit Klea Prengën mbrëmjen e 6 gushtit 2024.

Ngjarja ndodhi në një lokal luksoz tek 'Kodra e Diellit" në Tiranë.

Në pamjet duken motrat Antonela Berishaj dhe Mariela Berishaj, të veshura sport të cilat zbresin shkallët hyjnë në lokal. E para është Mariela, e veshur me të zeza, dhe pas saj është Antonela e veshur me të bardha.

https://rumble.com/v5cfnqt-motrat-berisha-rrahin-modelen.html

Sapo futen në lokal, Mariela Berishaj merr (një gotë ose shishe) qelq nga një tavolinë dhe godet Prengën e cila ishte e ulur në tavolinë mu në fytyrë. Pas saj shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re.

Nes të tria vajzave nis një përleshje. Disa persona ndërhyjnë në lokal për të ndarë sherrin. Një burrë tërheq dy motrat Berishaj mënjanë e ndërsa përpiqet ti largojë, Antonela merr dicka nga tavolina për të goditur sërish vajzën e ri. Më pas ata largohen të qeta nga lokali.

Dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj rezultojnë ende në kërkim dhe ndaj tyre rëndon akuza "Plagosje e rëndë me dashje". 24-vjeçarja Klea Prenga e bëri denoncimin dy ditë më pas. Në një postim të saj në Instagram ajo akuzoi motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, se janë autore të dhunës fizike të saj duke i thyer një shishe në fytyrë.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berishaj ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI