Flash

Skadon afati i patentave serbe në Kosovë, gjoba për ata që i kanë ende në përdorim

Lapsi.al 26 August 2024
Skadon afati i patentave serbe në Kosovë, gjoba për ata që i

Afati i konvertimit të patentave të lëshuara nga autoritetet serbe me ato të autoriteteve të Kosovës, ka përfunduar, e sipas mediave në Prishtinë, nga dita e sotme, nisin gjobat për drejtuesit e automjeteve që nuk e kanë bërë këtë ndryshim.

Pesë muaj pas përfundimit të ri-regjistrimit të automjeteve nga targat e Serbisë në ato të Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës filloi dhe procesin e ndryshimit të patentave.

Shoferëve iu dha për këtë, një afat prej tre muajsh e gjysmë. Fillimisht, u caktua një periudhë kohore nga 9 maji deri më 9 gusht, e më pas Ministria e brendshme e zgjati procesin e zëvendësimit deri më 23 gusht.

Ky afat ka skaduar të premten, kështu që nga sot, drejtuesit e automjeteve sidomos në veri të Kosovës ku ka më shumë dokumente të tilla, nuk do të mund t`i përdorin më makinat e tyre me dokumente serbe, të ikonsideruara tashmë të paligjshme. Sesa do të jenë gjobat në fjalë, kjo nuk dihet ende, ndërsa vetë ministria pohon se ato do të caktohen nga gjykata.

Sipas ligjit saikaq, gjoba mund të shkojë nga 500 deri në 1.500 euro. Procesi i ndryshimit të patentave deri tani konsiderohet se ka vijuar pa probleme, dhe gjatë kësaj periudhe janë ndërruar mbi 6.300 dokumente.

Autoritetet e Kosovës nuk i njohin dokumentet e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës. Megjithatë, në disa raste ato janë toleruar, për shkak se procesi i integrimit të serbëve në sistemin e Kosovës nuk është përfunduar plotësisht.

Të këshilluara

Kthesa e motit, stuhi në Tiranë dhe Elbasan

Moti ka treguar një tjetër anë të tij brenda ditës së sotme teksa mbrëmja ka sjellë një ndryshim të befasishëm në zonat e Tiranës dhe Elbasanit. Momentalisht, t...

19:02

Stuhi breshëri në Tiranë (VIDEO)

Moti ka marrë “kthesë” në vendin tonë, teksa thuajse i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e forta të shiut. Stuhia e shiut ka përfshirë edhe Tiranën. N...

20:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI