Flash

Vetëm kjo foto ka mbijetuar nga dasma e Kadaresë me Helenën

Lapsi.al 25 August 2024
Vetëm kjo foto ka mbijetuar nga dasma e Kadaresë me Helenën

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare, Besiana ka publikuar një foto të rrallë të prindërve të saj, në ditën që u martuan. Ajo thotë se nuk kanë asnjë foto tjetër nga ceremonia e mbajtur më 1963, përveç kësaj.

"Foto shume e rralle nga dasma e prinderve ne 1963. Ne te majte dalloj Naum Priftin, ne te djathte, ne cep, Dritero Agollin. Mami me tregon qe babi vajti ta merrte ne Elbasan bashke me te gjithe shoket nga Lidhja e Shkrimtareve.

Më pas dasma vijoi me një darkë dhe mbrëmje kërcimi në Tiranë, deri në orët e para të mëngjesit, por fatkeqësisht, ndonëse tingëllon e pabesueshme, nga festa e dasmës nuk është ruajtur asnjë foto!!!

Festën e ka përshkruar në detaj Elena në librin e saj me kujtime “Kohë e pamjaftueshme”. Me shkruani ne komente nese njihni njerez te tjere ne foto”, - shkruan Besiana Kadare. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI