Flash

Shkeljet gjatë sezonit turistik/ Arrestohen 56 shoferë brenda një jave

Lapsi.al 25 August 2024
Shkeljet gjatë sezonit turistik/ Arrestohen 56 shoferë brenda një

Nisur nga fluksi shumë i lartë i makinave që qarkullojnë në akset rrugore nacionale, zonat bregdetare, turistike, dhe në zonat e mëdha urbane, si dhe nga shkeljet e shumta të rregullave të qarkullimit rrugor të konstatuara nëpërmjet mjeteve inteligjente, Policia Rrugore ka shtuar masat me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë javës që lamë pas: -janë pezulluar 161 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;

-janë arrestuar 56 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 22 260 gjoba, nga këto:

– 6212 për shpejtësi tej normave të lejuara;

– 1123 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

– 1125 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

– 2100 për parakalime të gabuara;

– 178 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

– 108 për manovra të rrezikshme në rrugë;

– 213 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;

– 9229 për parkim të gabuar;

– 1972 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Gjatë javës që kaloi, është goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 1 rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljen e konstatuar.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, për përdorim të rrugëve alternative, që t’iu japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Të këshilluara

Kretë, shuhet në aksident i riu shqiptar

Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Kretë si pasojë e një aksidenti me motor ditën e djeshme. Sipas medieve greke, 33-vjeçari humbi kontrollin e motori...

21:33

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI