Flash

Vrasja në Memaliaj, gjykata jep masat e sigurisë për tre nga të arrestuarit

Lapsi.al 24 August 2024
Vrasja në Memaliaj, gjykata jep masat e sigurisë për tre nga

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dhënë sot masën e arrestit për Skënder dhe Bledar Ajdini, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Faik Ajdini në fshatin Zhapokikë. Gjykata ka vendosur arrest me burg për Skënder Ajdini dhe “detyrim paraqitjeje” për të birin Bledar Ajdini. Kujtojmë që vrasja e 72-vjeçarit Faik Ajdini u regjistrua më 19 gusht 2024 në fshatin Zhapokik të Memaliajt në Gjirokastër.

Kur i moshuari nuk kishte shkuar në banesë familjarët kishin nisur kërkimet duke e gjetur të pajetë 24 orë më pas në një përrua. Nga këqyrja paraprake e kufomës u kuptua se kishim të bënim me vrasje të shkaktuar me mjet prerës. Tre ditë më pas policia e Gjirokastër zbardhi krimin dhe arreston autorët, teksa dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të 4 trungjeve të cilat kishin pasur në tokën e tyre çifti Ajdini, dhe për të cilët ata dyshohen se i kishte marrë viktima, Faiku. Më datë 20 gusht 2024 në orën 23:30, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Skënder Ajdini, 71 vjeç për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 78/25, 80 dhe 302 të Kodit Penal;

Bledar Ajdini, 43 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal. Më pas në datën 22 gusht ora 03:00 u arrestua në flagrancë Blerti Kanushi, 23 vjeç për vepren penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/25 i Kodit Penal. Gjitashtu prangat iu vunë edhe Darovi Ajdini, 64 vjeçe, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 301 dhe 302 i Kodit Penal.

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, një i plagosur

Njoftim i policise Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, motomjeti me drejtues shtetasin V. P., 64 vjeç, ë...

11:37

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në Devoll

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij në Devoll. Dyshimet e para janë se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. “Sot rreth orës 08:00, ...

10:05

Prioritetet e gabuara të rrugëve

Investimet e dekadave të fundit në transportin rrugor shmangën prioritetet që ishin vendosur në strategjitë e zhvillimit. Përdorimi për politikë i fondit të inv...

09:50

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI