Flash

Sherri për një grua, plagoset shqiptari në Kretë (Emri)

Lapsi.al 24 August 2024
Sherri për një grua, plagoset shqiptari në Kretë (Emri)

Është zbardhur identiteti i personit i cili u gjet i plagosur në orët e para të ditës së sotme në Kretë. Ai është Durim Muslija, 40 vjeç nga Durrësi, person me precedentë të shumtë penalë në Greqi për drogë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë greke, në orën 02:10 është marrë njoftim për një person të plagosur me armë në pyllin e Kerit në Irakleo të Kretës. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar shtetasit Durim Muslija pranë automjetit me targa IZZ-3138 në pronësi të shtetasit grek G. K, i cili kishte një plagë depërtuese nga arma e zjarrit në lartësinë e pulpës së majtë.

Në kuadër të hetimeve paraprake, ka rezultuar se rreth orës 01:20 dhe teksa Muslija është kthyer me mjetin e mësipërm në banesën e tij, në momentin që ka zbritur, një person i panjohur, pasi ka mbuluar tiparet, me përdorimin e dhunës dhe kërcënimin me pistoletë, e ka detyruar të hipë në mjetin në fjalë dhe e ka çuar drejt pyllit të Kerit. Aty pas një debati të shkurtër e qëlloi një herë dhe u arratis me një automjet tjetër, e cila e priste në vendngjarje.

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dyshohet se autori e ka kërcënuar të plagosurin duke i kërkuar të heqë dorë nga një grua.

Të këshilluara

Po ikin emigrantët, radhë në Kakavijë

Një pjesë e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Greqi pas përfundimit të pushimeve në atdhe kanë nisur kthimin për në shtetin grek. Paraditen e së shtunës dogan...

16:53

Aksident në Shkodër, një i plagosur

Njoftim i policise Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, motomjeti me drejtues shtetasin V. P., 64 vjeç, ë...

11:37

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në Devoll

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij në Devoll. Dyshimet e para janë se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. “Sot rreth orës 08:00, ...

10:05

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI