Flash

Kërkohej për vrasje, arrestohet 38-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore (Emri)

Lapsi.al 24 August 2024
Kërkohej për vrasje, arrestohet 38-vjeçari me rrezikshmëri

Komisariati i Policisë Fier finalizon operacionin policor të koduar “Wanted”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri shoqërore.

Kapet dhe ndalohet 38-vjeçari, Adriatik Shabanaj, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri shoqërore, të shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Vrasje me dashje”, të ngelur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Wanted”.

Si rezultat i këtij operacioni në lagjen “1 Maji”, Fier, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar, në banesë shtetasi Adriatik Shabanaj, 38 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.

38-vjeçari, në vitin 2021, në Berat, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 aparat celular që ky shtetas përdorte.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kretë, shuhet në aksident i riu shqiptar

Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Kretë si pasojë e një aksidenti me motor ditën e djeshme. Sipas medieve greke, 33-vjeçari humbi kontrollin e motori...

21:33

Po ikin emigrantët, radhë në Kakavijë

Një pjesë e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Greqi pas përfundimit të pushimeve në atdhe kanë nisur kthimin për në shtetin grek. Paraditen e së shtunës dogan...

16:53

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI