Flash

Breshëri armësh në Vaun e Dejës, policia zbardh ngjarjen, 3 persona në kërkim (Emrat)

Lapsi.al 24 August 2024
Breshëri armësh në Vaun e Dejës, policia zbardh ngjarjen, 3

Policia vendore e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rranxa të njësisë Bushat në bashkinë Vau Dejës.

Policia ka shpallur në kërkim vëllezërit Prendi dhe një person tjetër si autor të dyshuar të ngjarjes, banues në fshatin Rranxa.

Mendohet se njëri prej tyre ka qëlluar nga një motor me automatik kallashnikov në drejtim të mjetit të blinduar tip Audi ndërsa të tjerët kanë qenë në një mjet tip BMW që është sekuestruar nga policia.

Mjeti tip BMW është i dëmtuar edhe ai nga plumbat duke ngritur dyshime se ka patur shkëmbim zjarri.

Ndërkohë është ende e paqartë se kush janë personat që ndodheshin në mjetin e blinduar të cilët pasi janë gjendur përballë kësaj prite me armë zjarri, dyshohet se janë kundërpërgjigjur.

Automjeti tip Audi që u qëllua ka qenë në ecje e sipër dhe dyshohet se personat që ndodheshin brenda po shkonin tek vëllezërit Prendi për një konflikt të dyshuar mes tyre por janë pritur me armë zjarri.

Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e vëllezërve Prendi në Rranxa, por nuk i kanë gjetur aty dhe është bërë shpallja e tyre në kërkim.

Personat e ndodhur në automjetin tip Audi dyshohet se janë larguar me një makinë tjetër e cila ishte në mbështetje të tyre. Policia ka mbledhur kamerat e sigurisë në zonën përreth duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe sekuestrimin e automjetit tip BMW. Efektivët vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në Devoll

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij në Devoll. Dyshimet e para janë se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. “Sot rreth orës 08:00, ...

10:05

Prioritetet e gabuara të rrugëve

Investimet e dekadave të fundit në transportin rrugor shmangën prioritetet që ishin vendosur në strategjitë e zhvillimit. Përdorimi për politikë i fondit të inv...

09:50

Merr flakë një makinë në Korçë

Një automjet i tipit “Nissan” në lagjen nr.18 të Korçës është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 dhe dyshohet se për shkak të djegies së ...

09:39

Si do të jetë moti në fundjavë

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme përgjat relieveve malore të vendit. Përgjatë majave të male në orët e pasdites reshje l...

08:32

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI